Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Letra e Clifford Chance, BIRN: Kemi dokumente për Metën

2016/01/28 at 10:56 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
VIDEO/ Meta- Ramës e Bashës: Sa herë humbni ankoheni për blerje votash

Clifford Chance ju drejtua autoriteteve pas mbylljes së arbitrazhit me DIA-n. Akuzat e ngritura ndaj kryetarit të parlamentit Ilir Meta, studio ligjore: Nuk disponojmë asnjë të dhënë që e lidh zotin Meta me veprimet korruptive të DIA-s


Në Shqipëri, studioja ligjore Clifford Chance, e cila mbrojti interesat e shtetit shqiptar në arbitrazhin kundër kompanisë DIA, i ka dërguar një letër ministrit të Energjisë Damian Gjiknuri dhe kompanisë së shpërndarjes së energjisë në përfundim të procesit i cili u mbyll në favor të palës shqiptare. DIA është kompania e cila në vitin 2010 lidhi një marrëveshje me grupin cek CEZ, i cili në atë kohë administronte operatorin e sistemit të shpërndarjes, për mbledhjen e borxheve të prapambetura të energjisë nga klientët e kompanisë së shpërndarjes. Pasi marrëdhëniet mes tyre u prishën DIA e coi cështjen në arbitrazhin ndërkombëtar duke kërkuar një dëmshpërblim prej mbi 130milion eurosh.

Cështja DIA-CEZ u kthye në shtator të vitit të shkuar në një temë debati të nxehtë politik pas publikimit të një dokumenti që studio ligjore kishte paraqitur gjatë fazës së procesit të arbitrazhit, në të cilin shpjegonte se pasi kishte gjurmuar lëvizjet e parave mes DIA-s dhe CEZ-it rezultonte se një pjesë e tyre kishin shkuar për të paguar politikanë shqiptarë, përfshirë dhe një ish kryeministër të akuzuar më parë për korrupsion dhe një ish zyrtar të ERE-s. Shkrimi i publikuar nga Rrjeti i gazetarisë investigative në Ballkan, BIRN, e lidhte ish kryeministrin e përmendur në dokument, me emrin e zotit Ilir Meta. Ky i fundit mohoi kategorikisht të ishte përfshirë në këtë cështje. Në atë kohë përmes Avokaturës së Shtetit, studioja ligjore gjithashtu saktësoi se emri i zotit Meta nuk ishte përmendur në asnjë rast.

Edhe në letrën e cila u shpërnda sot për mediat, Clifford Chance shkruan se “është për të ardhur keq që natyra jo-publike e procesit të arbitrazhit është dhunuar, kur disa nga parashtrimet tona rrodhen në drejtim të shtypit për arsye të ndryshme politike dhe disa përfaqësues të medias lidhën emrin e të nderuarit Kryetar të Parlamentit të Shqiperisë me akuzën e korrupsionit. Kjo gjë ka qenë qartësisht e pajustifikueshme mbi bazën e parashtrimeve tona. Ne mund t’ju sigurojmë – vijon më tej letra – që nuk disponojmë asnjë të dhënë që e lidh zotin Meta me veprimet korruptive të DIA-s apo të administratorëve të saj të shkuar apo aktuale”.

E kontaktuar nga Zëri i Amerikës, agjencia BIRN, e cila ka shkruar dhe dy artikuj të tjetër për cështjen CEZ-DIA thotë se “BIRN Albania i qëndron shkrimeve të saj të mëparshme mbi çështjen CEZ-DIA. Shkrimet e BIRN janë bazuar në dokumente të shumta gjyqësore të dorëzuara në Gjykatën e Arbitrazhit në Vienë nga firma ligjore Clifford Chance, dokumente të Prokurorisë Shqiptare si dhe në burime njerëzore të personave kyç. Shkrimet e saj kanë respektuar standardet më të larta të gazetarisë, përfshirë dhe të drejtën e përgjigjes nga ana e zotit Meta përpara publikimit të tyre”.

Për debatin CEZ-DIA opozita kërkoi dhe një hetim ndërkombëtar. Por kërkesa u rrëzua nga shumica gjatë procedurave parlamentare. Pavarësisht se ndaj kujt ishin dyshimet e ngritura nga studioja ligjore, as qeveria nga ana e saj, nuk i kërkoi Prokurorisë, e cila kishte ndërkohë në process hetimor administratorin e DIA-s, një hetim edhe mbi faktet që vetë avokatët që mbronin interesat e saj, thonin se kishin zbuluar. /voa/

 



Ju sugjerojmë

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
Aktualitet

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

23 Korrik, 2026 4:11 pm
Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve
Te Fundit

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve

23 Korrik, 2026 4:04 pm
Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

23 Korrik, 2026 3:54 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para Kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:58 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:55 pm
Para
Foto/ Elvana Gjata një “fashioniste” në New York

Elvana Gjata ka një urim për Ismail Kadarenë

Çfarë po ndodh në Gjermani? Shihni sa janë shtuar kërkesat për të blerë armë

Çfarë po ndodh në Gjermani? Shihni sa janë shtuar kërkesat për të blerë armë

Tentoi të korruptojë gjyqtaren, ja kush është biznesmeni Braho

Tentoi të korruptojë gjyqtaren, ja kush është biznesmeni Braho

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
24 Korrik, 2026

Pas disa orësh në sallën e operacionit, 55-vjeçarja Bejlere Plaka nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka...

Lexo më shumë

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

35-vjeçari Refit (Nertil) Buzi, i dyshuar për ngjarjen e rëndë në Roskovec,ka vrarë veten me armë zjarri pas disa orësh...

Lexo më shumë

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Erion Ahmeti në një deklaratë për mediat ka zbuluar detaje lidhur me operacionin...

Lexo më shumë

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
24 Korrik, 2026

Në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, Kryeministri Rama ka komentuar protestat që po...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}