TIRANE- Lideri i opozitës Lulzim Basha tha se është njoftuar për një koncesion të ri që sipas tij pritet të ndërmarrë qeveria shqiptare. Bëhet fjalë për koncesionin e targave, sistemi i të cilave do të bëhet elektronikë, ose siç njihen ndryshe targat me çip.
Basha u shpreh se qytetarët shqiptarë do të paguajnë 50 euro për targë, ndërsa vlera e koncesionit sipas tij është 150 milionë euro. Basha tha se i vetmi vend në botë që i ka dhënë targat me koncesion është Taxhikistani.