Apple ka raportuar rritjen më të ngadalshme në shitjen e iPhone-ve, që nga lancimi i produktit në vitin 2007 dhe ka paralajmëruar se shitja do të bie për herë të parë këtë vit.
Gjigandi amerikan i teknologjisë ka shitur 74.8 milionë iPhone në tremujorin e parë fiskal, krahasuar me 74.5 milionë, një vit më parë.
Apple ka thënë se të ardhurat për tremujorin e ardhshëm do të jenë midis 50 dhe 53 miliardë dollarë, që do të thotë më pak se 58 miliardë dollarë, të raportuar për periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Shefi financiar i Apple, Luca Maestri, ka thënë se kompania është duke vepruar në “një mjedis shumë të vështirë makroekonomik”.
Ai ka fajësuar pjesërisht forcimin e dollarit amerikan për shitjet e ngadalshme.