Në lidhje telefonike me studion e “Opinion”, përfaqësuesi i LSI Luan Rama deklaron se “nuk kemi pranuar ofertën e RD për pajtim por do t’i shkojmë çështjes deri në fund”.
“Denoncimin në Gjykatë e kam bërë unë. Janë zhvilluar disa seanca, por ajo që është e rëndësishme është se pala që bën padinë po të kërkojë pajtimin, tërhiqet nga padia dhe realizohet pajtimi. Pra ne nuk kemi kërkuar pajtim. Përfaqësimi i RD ka pranuar se është lajm i pakonfirmuar, i marrë nga rrjetet sociale”.