EUROSTAT ka publikuar sot një raport për numrin e fëmijëve shqiptarë që kërkuan azil në vitet 20142015. Sipas EUROSTAT, numri i fëmijëve nën 17 vjeç që kërkuan azil gjatë kësaj periudhe është 26 790.
Sipas raportit, pjesa dërmuese e tyre janë larguar në Gjermani për të kërkuar azil.
Nga viti 2014 deri në vitin 2015, numri i kërkesave për azil të bëra në BE në emër të fëmijëve shqiptarë u rrit nga 5.400 në 21.390.
Gjatë kohës së proçedurave të azilit, fëmijët u vendosën në kopshte dhe shkolla, duke ndjekur kurse të gjuhëve të huaja.
Megjithatë tani pas refuzimit të kërkesave të azilit, pas vendi ynë është shpallur i sigurtë dhe si i tillë asnjë qytetar i tij nuk përfiton të drejtën e azilit, këta fëmijë përballen me rikthimin dhe të gjithë vështirësistë e riintegrimit dhe risocializimit në Shqipëri.
Riatdhesimi është i vështrë për të rriturit, por edhe për të miturit, të cilët pësojnë tronditje psikologjijke.
Gjithsesi shqiptarët janë radhitur në vendin e dytë pas Sirisë për numrin më të madh të azilkërkuesve në Gjermani.
Sipas raporteve gjemane 54.762 është numri total i shqiptarëve që kanë kërkuar azil gjatë 2015, edhe pse shumë prej tyre janë rikthyer në vendlindje pas refuzimit të kërkesës.
Shqiptarët janë kategorizuar si azilkërkues “ekonomik” dhe në këtë mënyrë nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në Gjermani.