Moderatorja e In Tv Einxhi Shkira, ka sqaruar thashethemet për një lidhje të saj me futbollistin Bekim Balaj, i cili tashmë përflitet se është në një marrëdhënie me Elita Rudin, një tjetër moderatore nga Kosova.
Më poshtë Opinion.al sjell një pjesë të shkëputur nga intervista që moderatorja Einxhi Shkirja ka dhënë për gazetën Paloma
Kemi dëgjuar që të pëlqejnë futbollistët, është e vërtetë?
-Këtu më falni! Që të sqarohem njëherë e mirë: Mua më pëlqen futbolli dhe e ndjek. Atyre u pëlqej unë dhe më ndjekin.
Meqë jemi te futbolli, futbollistët, na e thuaj një herë e përgjithmonë të vërtetën që do të dijë e gjithë Shqipëria: Ka pasur një histori midis teje dhe Bekim Balajt, apo jo?
-Gjithë Shqipëri? Sa e ekzagjeron edhe ti (qesh). Në fakt, është një histori e vjetër. Ai ka qenë një fansi im prej shumë vitesh dhe më në fund një ditë unë vendosa ta takoja për t’i dhënë një autograf. Kaq ishte! Jo ndonjë histori për t’u shënuar në kalendar, të paktën për mua. Prandaj Shqipëria them të merret me ndonjë histori aktuale sesa me të shkuarën.