Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

21 Janari/ Majlinda Bregu flet për emisionin ‘Opinion’ dhe veten

2016/01/22 at 2:10 AM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
21 Janari/ Majlinda Bregu flet për emisionin ‘Opinion’ dhe veten

Deputetja demokrate Majlinda Bregu ka komentuar emisionin “Opinion” të mbrëmjes së djeshme. Emisioni djeshëm ishte ritransmetim i “Opinion-it të datës 21 Janar 2011, ku në panel kanë qenë Majlinda Bregu, Preç Zogaj, Artur Zheji, Henri Cili dhe Fatos Lubonja.


Përmes një statusi të gjatë në Facebook, Bregu ka komentuar ngjarjet e asaj kohe, veten, emisionin… Ajo tregon edhe se si e sheh sot 21 Janarin e 2011-es, kur u vrane 4 protestues. 

Statusi i plote i Majlinda Bregut ne Facebook

Të mërkurën, më datën 20 janar, TV Klan ritransmetoi një emision të pesë vjetëve më parë. Ose më saktë, të pothuajse pesë vjetëve më parë. Sepse emisioni ishte transmetuar live fiks në datën 21 janar, vetëm pak orë nga përfundimi i demonstratës së dhunshme.

Dje përjetova shumë ndjesi të përzjera. Njëra nga to, më e parëndësishmja ishte që shumë vetë e pandehën se emisioni i ritransmetuar ishte gjithashtu live. Një provë që shumëkush, debatin politik, edhe atë më të rëndësishmin, e sheh me lodhje, me mosbesim dhe në mënyrë fare sipërfaqësore. Ose akoma me keq sot, e sheh thellesisht të munguar .
Mbase kjo nuk është domosdoshmërisht e keqe. Por është keq dhe shumë keq kur po këtë lloj vështrimi e bën edhe politika.

Dhe diçka: në panelin e Opinion-it, ishte dhe një karrige bosh në krah tim. Nuk e mbaj mend ose më saktë dua ta harroj dhe ky është ushtrim kujtese, se cili nuk erdhi atë natë…

Në përgjithësi nuk i rishoh emisionet e mia. Por atë emision e pashë. Dhe e pashë me një ndjesi dhimbjeje, trishtimi, gjykimi, paragjykimi te vetes, të të pranishmëve dhe të munguarve apo dhe të gjitha bashkë. Çfarë do të thosha ndryshe sot nga ajo e djeshme – më falni, nga pesë vjet më parë?
Asnjë fjalë nuk do t’ i hiqja qëndrimit tim të pese viteve më parë sigurisht e parë edhe në raport me informacionin, turbullinë e shpeshtësine e ndodhive të asaj ditenate.

I besoj kujtesës time, përjetimit të miqve te mi,mbi të gjitha bindjes se asnjë akt i dhunshem nuk përligj dëshirën për pushtet dhe se cdo grup njerëzish,qoftë parti, masë apo turmë kudoqofshin për të ardhur në pushtet kanë nevojë të ndërtojnë besimin e jo të shkatërrojnë institucione.

I besoj gjykimit sot për nje “biblotekë”të tërë me karaktere të vërtetë, të gabueshëm, të dyshimtë, të rremë,frikacakë,trafikantë pushtetesh,pushte e sharlatanë publikë, të cilët dje ishin të gjithë protagonistë të ngjarjes,e sot janë gjallë në protagonizmin e tyre shëtitës politik.

Ka një shprehje të urtë që këshillon njeriun që të përdorë fjalën vetëm kur heshtja nuk i zgjidh punë. Dhe dikush edhe e ka bërë. Dhe sot është i qetë sepse askush nuk do ta qortonte si e the, çfarë the dhe pse e the? Unë nuk e dua këtë këshillë. As dje. As sot. Edhe pse sot me pëlqen të flas edhe me pak heshtje më shumë.

Nuk isha aq e mencur atë 21 Janar sa të parashikoja se armiqtë e 21 janarit do të certifikoheshin si Aleanca e Shqiperise Europiane me 23 qershor!

As se kjo aleance do te degradonte në një spektakël të kontrolluar mirë, ku dhe media ka rol kryesor.

Isha e qartë se pavarësisht së atë natë numri i viktimave nuk dihej,mosbërja drëjtësi për 21 janarin, do të ishte padrejtësia më e madhe dhe borxhi i pashlyer që do të thyente cdo kurriz.
Pesë vjet janë dicka në një jetë njerëzore, por janë shumë pak në historinë e një shoqërie.. Pesë vjet, megjithatë, janë të mjaftë për të kuptuar diferencën: dje ishte kohë betejash, sot është kohë pazaresh.
Eshtë zgjedhje individuale dhe morale pastaj të zgjedhësh në cilën kohë do të jesh!
Mua më vjen hidhur që sot nuk ka më politike me debat, por gjasme politikë me gjasme debat,me shumicë bindjet politike tregtohen si plackat ne mes te rrugës, e morali politik eshte gati pornografi.

Dhe si për mbyllje mendimi. Nuk mendoj se në politikë duhet të jenë vetëm guximtarët. As se gratë duhet të jenë të parat në beteja e të fundit në pretendime.
Por ky është reflektim personal dhe politika duhet të jetë edhe reflektim. Për të reflektuar me veten, këtu po qe duhet guxim.

Unë nuk besoj se hyj gjithmonë në këtë kategori, por me siguri mund të them se nuk kam frikë.
Kryesisht nga e shkuara ime!!!
Edhe nga ato që kam thënë.
Edhe nga çfarë reflektohet pesë apo dhjetë vjet më pas nga qëndrimet politike. Sepse politika ka nevojë ulëritëse për atë që i mungon, Sinqeriteti. E vërteta.

Së pari me vetveten. Pastaj me të tjeret.

 

*Per ata që s’e kane parë, ketu eshte emisioni Opinion i dates 21 janar 2011 



Ju sugjerojmë

“Berisha në burg”, kryetari i PD për thirrjet e protestuesve: Janë nxitur nga Balla
Kryesore

“Berisha në burg”, kryetari i PD për thirrjet e protestuesve: Janë nxitur nga Balla

20 Qershor, 2026 1:21 pm
Protestën e bëjnë qytetarët, Berisha nga selia e PD:  Po afron fundi regjimit “Rama”
Kryesore

Protestën e bëjnë qytetarët, Berisha nga selia e PD: Po afron fundi regjimit “Rama”

20 Qershor, 2026 1:14 pm
Rama: “Drogagji” refreni që më ndjek si e vërtetë
Politikë

Rama: “Drogagji” refreni që më ndjek si e vërtetë

20 Qershor, 2026 12:42 pm
Norvegjia kufizon përdorimin e inteligjencës artificiale në shkolla
Bota

Norvegjia kufizon përdorimin e inteligjencës artificiale në shkolla

20 Qershor, 2026 12:24 pm
“Rama ka mbaru”/ Kryeministri ironizon protestuesit: Ikën mbrëmja, por unë këtu jam
Kryesore

“Rama ka mbaru”/ Kryeministri ironizon protestuesit: Ikën mbrëmja, por unë këtu jam

20 Qershor, 2026 12:20 pm
Zvërneci, Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta, por nga emri i Kushner
Kryesore

Zvërneci, Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta, por nga emri i Kushner

20 Qershor, 2026 12:12 pm
Protesta, Rama “zbulon” problemin e shekulli XXI: Proletariati i algoritmit
Kryesore

Protesta, Rama “zbulon” problemin e shekulli XXI: Proletariati i algoritmit

20 Qershor, 2026 12:08 pm
Protestat për Zvërnecin, Rama: Kush mendon se me like bën politikë, bën gabim
Kryesore

Protestat për Zvërnecin, Rama: Kush mendon se me like bën politikë, bën gabim

20 Qershor, 2026 12:05 pm
Rama për protestat: Mllefi ndaj meje dhe PS-së u shfry përmes simbolit të një zogu
Kryesore

Rama për protestat: Mllefi ndaj meje dhe PS-së u shfry përmes simbolit të një zogu

20 Qershor, 2026 12:02 pm
Largimi i Koçeku nga grupi i PS? Rama: Kalëruan këtë parti sa mundën, pastaj…
Kryesore

Largimi i Koçeku nga grupi i PS? Rama: Kalëruan këtë parti sa mundën, pastaj…

20 Qershor, 2026 12:00 pm
Para
Pronari i firmës së betonit pagoi 10 mije euro vrasësit me pagesë

Pronari i firmës së betonit pagoi 10 mije euro vrasësit me pagesë

Vrau foshnjen, Sonila Lumi lë burgun: Jam penduar

Vrau foshnjen, Sonila Lumi lë burgun: Jam penduar

Rrëfimi i grekes: Ja si më detyroi i dashuri shqiptar të bëja seks me 110 meshkuj në ditë

Rrëfimi i grekes: Ja si më detyroi i dashuri shqiptar të bëja seks me 110 meshkuj në ditë

Please login to join discussion















TE FUNDIT

“Berisha në burg”, kryetari i PD për thirrjet e protestuesve: Janë nxitur nga Balla

“Berisha në burg”, kryetari i PD për thirrjet e protestuesve: Janë nxitur nga Balla
20 Qershor, 2026

Prej 20 ditësh qytetarët kanë protestuar kundër qeverisë dhe klasës politike në tërësi, përfshirë edhe opozitën. Në tubimet qytetarët një...

Lexo më shumë

Protestën e bëjnë qytetarët, Berisha nga selia e PD: Po afron fundi regjimit “Rama”

Protestën e bëjnë qytetarët, Berisha nga selia e PD:  Po afron fundi regjimit “Rama”
20 Qershor, 2026

Në çdo dalje publike, kryetari i PD, Sali Berisha flet për protestën e qytetarëve duke mbështur thirrje e tyre kundër...

Lexo më shumë

Rama: “Drogagji” refreni që më ndjek si e vërtetë

Rama: “Drogagji” refreni që më ndjek si e vërtetë
20 Qershor, 2026

Nga mbledhja e grupit të PS, kryeministri Edi Rama thotë se kurrë nuk ka qenë pjesë e takimeve në Aruba,...

Lexo më shumë

Norvegjia kufizon përdorimin e inteligjencës artificiale në shkolla

Norvegjia kufizon përdorimin e inteligjencës artificiale në shkolla
20 Qershor, 2026

Norvegjia ka vendosur një ndalim thuajse të plotë të përdorimit të mjeteve të inteligjencës artificiale gjeneruese nga nxënësit e shkollave...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}