Syed Hamid Hussain, asistent profesor i kimisë në Universitetin Bacha Khan në Charsadda, urdhëroi studentët e tij të qëndronim brenda klasës teksa personat e armatosur po sulmonin kampusin universitar në Pakistan mëngjesin e sotëm.
Studentët treguan se ai hapi zjarr drejt personave të armatosur, duke iu dhënë kohë studentëve të largohen nga vendi.
“Ne pamë tre terroristë duke thirrur “Allahu Ekber”. Gjithashtu pamë një student duke kërcyer nga dritarja, por nuk e dimë a është ende gjallë apo jo”, tha njëri nga studentët.
Studenti e përshkroi profesorin e tij Hussain, se po mbante një pistoletë dhe gjuante drejt sulmuesve.