Eshtë pikërisht sot momenti kur kometa Catalina do t’i afrohet planetit tonë, pas shfaqjes së saj të parë gjatë Krishtlindjeve. “Gjatë këtyre ditëve, Catalina do të jetë në qiell gjatë gjithë natës, duke kaluar Arushën e Madhe e për të vijuar më pas edhe tek Arusha e Vogël”, ka pohuar Paolo Volpini, nga Unioni i Astrofilëve Italianë.
Catalina do të përshëndesë Tokën në një distancë prej 100 milionë km duke dhuruar një spektakël të bukur yjor, për t’u larguar në javët në vijim. m