Ndërsa në zonat veriore dhe lindore të vendit, reshjet e dëborës kanë çuar në bllokim të qarkullimit, në jug të vendit shirat e dendur sërish bëjnë prezent rrezikun e përmbytjeve. Lumi Vjosë ka shënuar prurje të larta gjatë natës së mbrëmshme, duke dalë nga shtrati dhe duke rrezikuar veçanërisht banorët e zonës së Novoselës, një pjesë e të cilëve tashmë kanë nisur të largohen nga banesat, edhe pse uji ende nuk është afruar pranë tyre.
Prurje të shumta të ujërave kanë patur edhe Osumi e Devolli, por që deri në këto momente nuk paraqesin rrezik.