Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Emërimet, molla e sherrit PS-LSI për drejtësinë

2016/01/16 at 11:57 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ndryshime në kabinetin qeveritar? Cilët do të jenë ministrat që ikin?!

Pavarësisht se të gjitha palët deklarojnë së Reforma në Drejtësi duhet të jetë konsensuale, Komisioni i Posaçëm Parlamentar, nuk arriti një ditë më parë të gjejë dakordësinë për draftin e hartuar nga ekspertët e nivelit të lartë.


Komisioni vendosi që, përveç dokumentit të hartuar nga ekspertët, Komisionit të Venecias t’i shkojnë për një opinion përfundimtar dhe propozimet e ekspertëve të Ministrisë së Drejtësisë, që drejtohet nga përfaqësuesi i LSI, si dhe amendamentet që propozojnë ekspertët e opozitës. Këta të fundit kanë lajmëruar që vetëm në fillim të javës së ardhshme do të bëjnë publik draftin me propozimet e tyre.

Po ku ndryshojnë propozimet e palëve, të cilat edhe për një Reformë kaq të rëndësishme, kusht vendimtar për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE, nuk arritën të bien në një mendje.

Pika që ka patur kundërshtimin më të madh të opozitës, që duket se gjen mbështetjen dhe te LSI, është formula kushtetuese për zgjedhjen e anëtarëve të organeve gjyqësore si Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, Anëtarët e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit.

Socialistët kërkojnë që të gjithë anëtarët e këtyre institucioneve të zgjidhen me 3/5 ose me 84 vota në parlament, ndërkohë që opozita kërkon të zgjidhen me 2/3 e parlamentit, pasi sipas tyre, maxhoranca aktuale i ka 84 vota dhe nuk i nevojitet konsensusi i opozitës, çka sipas tyre, mund të përbëjë rrezik për kapjen nga ana të majtës në pushtet e sistemit të Drejtësisë.

Përsa i përket Prokurorit të Përgjithshëm, si demokratët ashtu dhe LSI, kërkojnë të mos i përfundojë mandati, pasi ndryshimet kushtetuese të hyjnë në fuqi.

Po ashtu, pikat ku opozita dhe LSI, e cila në tryezën politike mbështet propozimet e Ministrisë së Drejtësisë, është rritja e rolit kontrollues të Ministrit të Drejtësisë në organët gjyqësore, edhe pse Komisioni i Venecias, në raportin paraprak rekomandoi që të rishikohet roli i tij, me qëllim shmangien e një konflikti të mundshëm interesi.

Pika tjetër ku LSI dhe opozita nuk gjejnë dakordësi me socialistët është numri i institucioneve të reja që parashikohet të ngrihen, me ndryshimet kushtetuese, që presin vlerësimin e Venecias, pasi ata mendojnë se nuk është i nevojshëm shtimi i numrit të tyre.

Tv Klan



Ju sugjerojmë

“Berisha në burg”, kryetari i PD për thirrjet e protestuesve: Janë nxitur nga Balla
Kryesore

“Berisha në burg”, kryetari i PD për thirrjet e protestuesve: Janë nxitur nga Balla

20 Qershor, 2026 1:21 pm
Protestën e bëjnë qytetarët, Berisha nga selia e PD:  Po afron fundi regjimit “Rama”
Kryesore

Protestën e bëjnë qytetarët, Berisha nga selia e PD: Po afron fundi regjimit “Rama”

20 Qershor, 2026 1:14 pm
Rama: “Drogagji” refreni që më ndjek si e vërtetë
Politikë

Rama: “Drogagji” refreni që më ndjek si e vërtetë

20 Qershor, 2026 12:42 pm
Norvegjia kufizon përdorimin e inteligjencës artificiale në shkolla
Bota

Norvegjia kufizon përdorimin e inteligjencës artificiale në shkolla

20 Qershor, 2026 12:24 pm
“Rama ka mbaru”/ Kryeministri ironizon protestuesit: Ikën mbrëmja, por unë këtu jam
Kryesore

“Rama ka mbaru”/ Kryeministri ironizon protestuesit: Ikën mbrëmja, por unë këtu jam

20 Qershor, 2026 12:20 pm
Zvërneci, Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta, por nga emri i Kushner
Kryesore

Zvërneci, Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta, por nga emri i Kushner

20 Qershor, 2026 12:12 pm
Protesta, Rama “zbulon” problemin e shekulli XXI: Proletariati i algoritmit
Kryesore

Protesta, Rama “zbulon” problemin e shekulli XXI: Proletariati i algoritmit

20 Qershor, 2026 12:08 pm
Protestat për Zvërnecin, Rama: Kush mendon se me like bën politikë, bën gabim
Kryesore

Protestat për Zvërnecin, Rama: Kush mendon se me like bën politikë, bën gabim

20 Qershor, 2026 12:05 pm
Rama për protestat: Mllefi ndaj meje dhe PS-së u shfry përmes simbolit të një zogu
Kryesore

Rama për protestat: Mllefi ndaj meje dhe PS-së u shfry përmes simbolit të një zogu

20 Qershor, 2026 12:02 pm
Largimi i Koçeku nga grupi i PS? Rama: Kalëruan këtë parti sa mundën, pastaj…
Kryesore

Largimi i Koçeku nga grupi i PS? Rama: Kalëruan këtë parti sa mundën, pastaj…

20 Qershor, 2026 12:00 pm
Para
Fotoja që bëri gazetaren të rrëfejë historinë e familjes së saj

Fotoja që bëri gazetaren të rrëfejë historinë e familjes së saj

Shakira nuk reziston, zbret në fushë dhe…

Shakira nuk reziston, zbret në fushë dhe...

Ja 10 vendet spirituale që të mbushin me energji, mes tyre dhe ky qytet shqiptar

Ja 10 vendet spirituale që të mbushin me energji, mes tyre dhe ky qytet shqiptar

Please login to join discussion















TE FUNDIT

“Berisha në burg”, kryetari i PD për thirrjet e protestuesve: Janë nxitur nga Balla

“Berisha në burg”, kryetari i PD për thirrjet e protestuesve: Janë nxitur nga Balla
20 Qershor, 2026

Prej 20 ditësh qytetarët kanë protestuar kundër qeverisë dhe klasës politike në tërësi, përfshirë edhe opozitën. Në tubimet qytetarët një...

Lexo më shumë

Protestën e bëjnë qytetarët, Berisha nga selia e PD: Po afron fundi regjimit “Rama”

Protestën e bëjnë qytetarët, Berisha nga selia e PD:  Po afron fundi regjimit “Rama”
20 Qershor, 2026

Në çdo dalje publike, kryetari i PD, Sali Berisha flet për protestën e qytetarëve duke mbështur thirrje e tyre kundër...

Lexo më shumë

Rama: “Drogagji” refreni që më ndjek si e vërtetë

Rama: “Drogagji” refreni që më ndjek si e vërtetë
20 Qershor, 2026

Nga mbledhja e grupit të PS, kryeministri Edi Rama thotë se kurrë nuk ka qenë pjesë e takimeve në Aruba,...

Lexo më shumë

Norvegjia kufizon përdorimin e inteligjencës artificiale në shkolla

Norvegjia kufizon përdorimin e inteligjencës artificiale në shkolla
20 Qershor, 2026

Norvegjia ka vendosur një ndalim thuajse të plotë të përdorimit të mjeteve të inteligjencës artificiale gjeneruese nga nxënësit e shkollave...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}