Një 23¬vjeçar shqiptar që jeton në Greqi ka denoncuar dhunën që kanë ushtruar ndaj tij 8 policë greke. Lajmin e raporton AlfaVita në Greqi, duke publikuar edhe foton e shqiptarit, që tregon shenjat e dhunës. Shqiptari, i paidentifikuar me emër ka treguar se gjithçka nisi në Kretë, kur ai pati një konflikt me fjalë me një polic grek, i cili nuk ishte në orarin e punës.
Sipas medias greke, konflikti degjeneroi edhe në përfshirjen e personave të tjerë, por ngjarja u mbyll aty dhe 23¬vjeçari nuk u shoqërua në polici. Më pas, ai tregon se kur hyri në shtëpi, dëgjoi zhurma dhe pa 8 policë. Ishte polici i sherrit në rrugë së bashku me kolegë të tij, që e rrahën paq. Ai ka treguar fraktura në trup dhe pasi ngjarja shkoi deri në komisariat, i riu bëri denoncim. Avokati i tij tregoi se shqiptari kishte të vjella dhe pasoja të tjera të dhunës.