“Nuk do të ketë votim të draftit për reformën në drejtësi, pa konsensusin e Partisë Demokratike.” Kështu deklaroi gjatë një interviste në studion e ABC News, ministri i Drejtësisë Ylli Manjani. Sipas tij konsensusi është i detyrueshëm për partitë parlamentare, pasi reforma nuk do të jetë afatgjatë, e qëndrueshme dhe e besueshme pa opozitën.