Pasi Kroacia bleu raketa balistike dhe Serbia shpalli frikën e saj se këto raketa ishin blerë për të goditur vendin e saj, Rusia po shqyrton detajet teknike për furnizimin me armë dhe me sistemin e mbrojtjes kundërajrore S300 për Serbinë. Kështu ka premtuar Dmitrij Rogozin në Beograd, për televizionin B92.
“Do t’ia sigurojmë përkrahjen e drejtpërdrejt aleatit në Ballkan. Shumë shpejt do t’i shqyrtojmë lutjet e juaja”, ka thënë zëvendëskryeministri i Rusisë pas takimit me kryeministrin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, transmeton Koha.net.
Rogozin ka vlerësuar se pjesëmarrja në NATO nuk mundëson sigurinë shtesë dhe ka nënvizuar se sikur Serbia në vitin 1999 të kishte pasur sistemim mbrojtës S300, nuk do të kishte pasur shkatërrim ndërtesash në Beograd e nëpër Serbi.