Kryeplaku i fshatit Podgorie në Korçë, Arben Pilinçi 44 vjeç, është shpallur në kërkim nga policia e Korçës, pasi në lokalin e tij u gjetën 1 kilogram kanabis. Pas kontrollit të mëtejshëm të kryer në banesë, gjithashtu u gjetën edhe 10 kapsolla detonatore, si edhe armë zjarri, 6500 euro dhe 200 mijë lekë. Ndërkohë që policia njofton se është arrestuar edhe shtetasi Oreld Pilinçi, 26 vjeç.