PRISHTINE- Orë të vështira këto për kryeqytetin e Kosovës. Protesta e thirrur nga opozita në orën 14:00 degjeneroi shpejt në dhunë. Një grup, më radikalët në protestë nisin të hedhin bomba molotov dhe gurë drejt godinës së kryeministrisë, duke i vënë flakën fasadës së saj. policia që deri në ato momente qendronte larg, nisi shpërndarjen e protestuesve.
Tani (ora 16:00) pjesa më e madhe e protestuesve janë shpërndarë. Në shesh mbeten ata më radikalët që janë duke u përleshur në distancë me policinë. Autoblindat e ambulancat vetëm shihen të qarkullojnë në qendër të Prishtinës. Gjithçka është mbuluar nga tymi. Ka disa të arrestuar, disa të lënduar, dëme të mëdha në qytet. Shihni galerine e fotove per te kuptuar me mire se cfare ka ndodhur sot ne Prishtine.