Mësuesi i Matematikës ka ruajtur për 40 vite me radhë në arkivën e shtëpisë së tij fletoren e detyrave të shtëpisë së nxënëses së tij. Dhe ky nuk është rasti i vetëm, ai ka arkivuar në vazhdimësi punët e mira të nxënësve.
Bëhet fjalë për mësuesin nga Mirdita, Nikoll Leci. Rasti i tij, tejet i veçantë u pasqyrua nga gazetari Gjergj Marku në profilin e tij në Facebook.
Mësuesi i apasionuar i Matematikës, tashmë në pension arkivonte punët e mira të nxënësve të dalluar. “Këto ditë më solli një fletore matematike që ia kishte ruajtur nje prej nxenesve, sot ekonomiste, për menyren sesi ajo i zgjidhte ushtrimet e matematikes. Nuk ka nevoje per shume koment mjafton te shohim vetem disa flete me detyra shtepie apo pjesemarrjet ne olimpiada për të kuptuar pasionin e tij për arsimin”, shkruan Gjergj Marku.