Një nga zonat më problematike në Shqipëri përsa i përket përmbytjeve është ajo e Durrësit, ku në lidhje telefonike me Opinion, korespodentja e Durrësit për Tv Klan, Enkelejda Arapi, raporton se janë 700 shtëpi të përmbytura dhe uji ka shkuar nga 1.5 metra deri në 3 metra. Ndërkohë që raportohet për dyfishim të dëmeve në ndryshim me vitet e tjera.