KRUJE- Një person që u rrëmbye dje në Durrës është gjetur i vrarë sot në fshatin Mulqin të Krujës. Policia thotë se trupi i pajetë që u gjet mëngjesin e sotëm i përket Gazmend Çollakut.
Mbrëmë ë Durrës u rrëmbye 33-vjeçari Gazmend Çollaku nga katër persona të maskuar me uniforma të policisë. Çollaku u rrëmbye në Lagjen nr.1 të qytetit nga katër persona që udhëtonin me një automjet tip “Audi” me targë gjermane.
Burime brenda Policisë thonë se Çollaku ishte person me precedentë penalë. Ai është dënuar më parë për veprën penale të plagosjes me dashje. Çollaku ishte i skeduar si person që mund të ketë lidhje me trafikun e drogës.