“Katër liritë” është çmimi prestigjioz me të cilin është nderuar kancelarja gjermane, Angela Merkel.
Mësohet se ky çmim është akorduar nga fondacioni holandez Roosevelt, i cili i ka dhënë Merkelit këtë titull me motivacionin për udhëheqje të jashtëzakonshme morale në Gjermani dhe rolin kyç në zgjidhjen e krizës në Evropë.
Fondacioni ka bërë të ditur se çmimin e fituar “Medalja e katër lirive”, Merkel do ta marrë gjatë një ceremonie në fund të muajit prillit.
Sakaq, fituesit e mëparshëm të këtij çmimi ishin ish-presidentët amerikan si: Harry Truman, John Kennedy, udhëheqësi i Afrikës së Jugut, Nelson Mandela dhe ish-sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan.