Shishe serumi të varura në degët e palmave të Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza.
Kjo pamje që ngjall humor por edhe keqardhje për situatën mjedisore në spital, është publikuar nga aktori i humorit Ermal Mamaqi në Instagram.
Nuk dihet se si kanë mbërritur serumet deri në majën e palmës, por ajo që duket është se siç shkruan Mamaqi, kjo është “Palma e Serumit”.
Aktori ironizon duke shkruar se “Një vit plotë me helmime na pret”.