Rusia vijon të publikojë video të bombardimeve mbi ISIS në Siri.
Në video të publikuar së fundmi, duket se si avionët rusë shkatërrojnë autokolonat e ISIS.
Sipas autoriteteve ruse, kamionët-cisternë po dërgonin naftë kontrabandë në Turqi, që shërben për të financuar Shtetin Islamik.
Rusia thotë se ka shkatërruar të paktën 2 mijë cisterna me naftë, që kur nisi fushatën në shtator të këtij viti.