Tre fëmijë dhe nëna e tyre vdiqën në Kaliforninë Jugore pasi zjarri përfshiu shtëpinë e tyre në mëngjesin e Krishtlindjeve, ndërsa babai arriti të mbijetojë.
Zjarri ra të premten rreth orës 06:00 tregojnë fqinjët.
“Viktimat janë një vajzë 6-muajshe, një djalë 3-vjeçar dhe një vajzë 8-vjeçare”, tha drejtuesi i zjarrfikësve. Ndërsa gruaja, nëna e tyre, ishte 34 vjeçe.
Kjo është një tragjedi njerëzore që rëndon më shumë se ndodh pikërisht në një natë të shenjtë, komentojnë mediat vendase. Shkaqet e zjarrit janë ende të panjohura, por dyshohet se çifti mund të ketë harruar ndonjë qiri ndezur. /opinion.al/