Agjentë të shërbimit sekret rus që janë të vendosur në Bosnje e Hercegovinë dhe Serbi, kanë kryer një aksion në Kaçanik, ku kanë arrestuar xhihadistin e njohur
Lavdrim Muhaxheri. Ky informacion është transmetuar në emisionin “Le Iene” nga një gazetar italian, i cili ka qëndruar në Kaçanik.
Sipas tij, Muhaxheri është arrestuar për shkak se ka qenë i përfshirë në rrëzimin e aeroplanit rus në Egjipt, ku humbën jetën 224 pasagjerë.
Zyrtarët kosovarë e kanë demantuar këtë informacion, mirëpo gazetari në fjalë insiston se informacionin ia ka konfirmuar një banor i Kaçanikut, po ashtu pjesëtarë i ISISit.
Ai ka thënë se Muhaxheri ka qenë i plagosur. Në momentin kur është realizuar aksioni, janë dëgjuar vetëm disa të shtëna dhe pak zhurmë, por asgjë tjetër.
Në emision thuhet se pas këtij rasti Agjencia kosovare e inteligjencës ka zhvilluar një takim, të cilin e ka mbajtur sekret.