Modelja Vivian Canaj sapo është kthyer nga Kina dhe qëllimi i këtij udhëtimi ishte nënshkrimi i kontratës me brand-in prestigjioz “Valentino”. Në intervistë për revistën “Who” bukuroshja Vivian Canaj ka thënë se, kontrata me “Valentino” është nënshkruar për një vit dhe në të parashikohen udhëtime dhe fotosesione të shumta për koleksionet që do të lançohen gjatë vitit të ardhshëm. Vivian Canaj ka punuar edhe më herët në Europë me brand-e të njohura si “Roberto Cavalli”, “Chopard” (ku ka qenë edhe imazh i parfumit) si dhe është shpallur edhe modelja e vitit në Gjermani.