Shqiptari Rei Manaj mund të aktivizohet te Palermo nga janari i vitit të ardhshëm. Ai mund të jepet hua nga Interi, pasi te zikaltrit nuk po gjen hapësirë për tu aktivizuar.
Futbollisti shqiptar i Interit Rei Manaj mund të aktivizohet tek Palermo në fazën e dytë të kampionatit italian. Duke qënë se tek Inter ka më shumë konkurencë dhe traineri Mancini dëshiron që Manaj të aktivizohet, futbollisti mund të jepet hua në klubin siçilian që është në kërkim të një qendër-sulmuesi.
Kjo do të ishte një mundësi e mirë edhe për Rei Manaj pasi me eksperiencën që do të krijonte duke luajtur në ndeshjet e kampionatit italian, grumbullimi në kombëtaren e De Biasit do të ishte me i lehtë.
Manaj ishte pjesë e kuqezinjve në miqësoret e një muaji më parë të përfaqësueses, por për tu grumbulluar edhe në ndeshje zyrtare, atij i duhen minuta të luajtura në kampionat.
Shqipëria po bëhet gati për të luajtur në finalet e europianit dhe për çdo futbollist kjo do të ishte një reklamë e mirë në arenën europiane të futbollit.