“Vrima” i poetes Rita Petro botuar nga “Albas” fitoi si libri me poezi me i mire per vitin 2014. Cmimi iu dha dje nga Edi Rama e Mirela Kumbaro.
Provokimi i poetes nis me ndjesinë e të shprehurit të ndjenjave erotike që nisin jo vetëm brenda saj, por edhe në qenien e çdo vajze apo gruaje. Ajo projekton në poezi realizimet dhe mosrealizimet e këtyre ëndrrave, duke i ndezur me dritë të kuqe llambat e Erosit.
Kujdes – film me pullë
Tani je në dorën time! Kush je ti? MaSHKUlli yt. Çfarë është ky këtu? Penisi
Preke me dorë Uau…
Sa i madh po bëhet?! lëviz si me magji?!
Tani hiqi brekët ule kokën Dhe shih mes kofshëve… Kjo është…?
lulja ime
Ha ha ha… akoma me përralla ti? Vagina! Përsërite Vagina!
Uau… Vagina ime
Tani mësoje mirë Kur ky imi futet këtu Ky quhet seks
Pas kësaj mund të hedhim farën Ose thjesht të bëjmë qejf.
Nuk dua… nuk dua… jam e virgjër Dua të vdes e virgjër
Më mjaftojnë kukullat për të luajtur Dhe Piter Pani për të ëndërruar Nuk dua…
Po të gjithë e bëjnë këtë punë Edhe mami me babin e kanë bërë KURRË
Edhe gjyshja me gjyshin?
Këtë punë të fëlliqur ata kurrë s’e kanë bërë! S’është punë e fëlliqur
Është qejf i pastër jo nuk dua!
Sot po shkoj më mirë Mendohu
Nesër vij përsëri…
Si thua
Do ta provosh? Kurrë!
Mirë…hajde puthemi
Uau sa gjë e shpifur gjuha jote Si gjuha e gjarprit
Në përralla princi nxjerr xixa kur e puth princeshën Fëmijët lindin nga zambakët e ujit
Epo jeta s’është përrallë
Me fillim ters dhe fund të lumtur Si nuk e kupton?
E kundërta në jetë ndodh. jo nuk dua!
Do të kthehem nesër. E treta e vërteta!
E nëse nuk pranon
Shko në manastir e bëhu murgeshë.
Oh…oh
Kam dhimbje, Dhimbja sjell lumturi.
Oh asgjë nuk ndiej përveç dhimbjes ja dhe pak…
Çfarë është kjo që po më derdh mbi bark? Sperma
Pse s’e derdhe brenda?
Që të mos sjellim një fatkeq tjetër në këtë jetë. Kaq ishte
Nuk je më e virgjër
Edhe unë s’jam sigurisht.
Po tani?
Tani fillon kënaqësia e dhunës Më hip sipër
Dhe rrotulloje ashtu nga brenda Kthehu para… anash… pas…
E ke parë demin
Kur ia ngul nga mbrapa lopës Hajde ngjeshu pas luleve të mia Tani nxirre dhe fute në gojë Thithe
jo aq shumë
Se s’dua të prishem Hip sipër
Shtrihu poshtë lëviz më shpejt ah ah ah
Më nnnngggaaadddaaalëëë… Oh Zot
Mos e zër Zotin me gojë!
Kush na e fali këtë kënaqësi nëse jo Zoti? Ku e di ti ç’është kënaqësia që të fal Zoti a i je dhënë ndonjëherë atij?
jo se ma kanë prerë kërthizën Që më lidhte me të
E tani jam ndotur atëherë pastrohu. E si?
Më duket se jam në Kishë Moment sublim
Ceremonia madhështore e ngujimit të trupave Para trupave të tjerë të ngujuar me kohë Me buqeta lulesh në duar Që mbajnë erë temjani…
Në treg martesa – klasike / armiku i njollave
Po më martojnë
Për herë të dytë po më vënë prangat…
Dhe atë punë u dashka ta bëj me duar dhe këmbë të lidhura! Ku humbi kënaqësia
që në ekstazë thërrisnim:
Oh Zot!
Kush po ma bën këtë të keqe?
Ushunjëza-Fëmijë
Nëntë muaj e fërkova barkun nga dhimbja Dhe i lava sheshet me të vjellat e mia
E ja ku doli
i kuq i shëmtuar gjithë gjak e jargë E ngjeshi kokën te gjiri im
Dhe i thithi dhunshëm Thithat e mi…
Oh…
Më rrënqethi nga kënaqësia Më marrosi nga dashuria!
Tani je në dorën time – më tha, Dhe
Pasi më thithi gjithë qumështin Pika-pika nisi të thithë gjakun tim Ëndrrat e mia
Dëshirat e mia Dashuritë e mia Të fshehtat e mia Pak nga pak
Më thau Më mpaku Më mplaku
Dhe një mëngjes më tha: Tani është radha ime!
Përtej dritës
Ah ç’është kjo dritë verbuese…shkatërruese?!
Të djeg, të shkrumbon, të shkrin, të shkatërron dalëngadalë Ta than trupin pa u plakur akoma
Dhe në fund të vdes.
Sa e bukur kish qenë jeta ime në atë botë
Me ngjyrën e pangjyrtë e të kthjellët të iluzionit Ku nuk arrinte drita e diellit!
ah,
Ti njeh ylberin Bojëra kalamajsh Manikyr koketash
E ç’mund të jetë tjetër ylberi?! iluzioni s’ka ngjyrë as dritëhije S’ka fillim as mbarim
S’ka trup as mendim S’është frymë as shpirt
Është energji që vjen nga Zoti Energji që na thith
E na shpërndan grimcash Në honin e pafundësisë.
Mendimi im për Ty Zoti im
Është orgazmë e lartë
Një gjendje e zgjatur që më përshkon e mpin gjymtyrët Ndez fundbarkun mes kofshëve të mia
Dhe përshkon çdo qelizë
Çdo pore trupi hapet dhe thith ajrin tënd eksitues Valët e tua magnetike që i dërgon
Nga larg tek unë.
Na ndajnë miliarda e miliarda kilometra hapësirash Dhe unë e ndiej këtë forcë
Që më vërtit e më vërtit Mua planetin tënd të mishtë
Ku gjaku tërbon nga forcë e tërheqjes Dhe forcë e rëndesës që më ngul aty…
Nuk ndalet kjo energji
Së shfryri në valvulat e zemrës Që rreh e rreh
Rreth e rreth
Kësaj mbretërie misterioze pafund.
Thellë thellë vetes gërmoj me thonjtë e rritur Gjak nxjerr aty ku korja është e trashë
Më e trashë se korja e tokës Dhe gjaku që derdhet furishëm
Plasarit dhe përplas me forcë pllakat qelizore a e ndien? Tërmet, tërmet!
ALARM!
Kujdes – kujtoni këshillat për mbrojtjen nga tërmeti: Futuni nëpër qoshe nëse jeni në mes
Mos përdorni ashensorin por daljen sekrete me shkallë Kur tronditja të pushojë qëndroni ca kohë jashtë…
ah…po kjo çfarë është? Një ishull i ri qenka krijuar
Një çiban më del mbi lëkurë E shpërthen jashtë
Përzier me gjak e qelb Stërlyhen çarçafët e bardhë Me llavën kuqeverdhë…
Nëse ju ndoten çarçafët e bardhë,
Tani në treg XXL – CLASSICO / STAIN CHAMPION
Mos e ndërro kanalin. Eh ç’na duhet muzika as filmat autorë – janë për ëndërrimtarët
as filmat dramë – janë për vejushat
as filmat komedi – janë për mendjelehtët
jeta është horror ndaj do të shohim “filma thriller-aksion-krim” Unë them më mirë shohim porno.
Ne s’kemi nevojë, e bëjmë pornon vetë. Epo mirë hajde t’ia fillojmë…
Kujdes se i kam hekurosur mirë çarçafët lëviz më ngadalë se na dëgjojnë fëmijët, i ka zënë gjumi
Po fqinjët dhe ata kanë veshë
ah u prisha, sa më kujtove komshien e re. Vafsh në dreq!
Ëndërr idiote. Ku e lamë… tek tërmeti… jo te çibani… ai plasi… veç një shenjë e sheshtë ka mbetur në trup. Të shkuara të harruara…
Ku mbeti orgazma?! Shkoi dëm!
iMZOT TË lUTEM RiKTHEjE ORGaZMËN TEK UNË! –