DURRES- Dy te rinj janë vrarë në pritë mbrëmjen e së dielës. Ngjarja e rëndë ndodhi pranë portit të Durrësit, ndërsa autorët u larguan pa lënë gjurmë.
Rreth orës 20:45 një makinë i ka zënë pritë BMW ku udhëtonin dy të rinjtë dhe kanë qëlluar me breshëri automatiku. Automjeti i viktimave ishte ne levizje tek shëtitorja “Taulantia”, në afërsi të hyrjes së Portit.
Në komunikatën e parë për mediat, policia e Durrësit thotë: “Në lagjen Nr. 1 në afërsi të Portit, Durrës në mjetin tip “BMë” me targa AA 292 IH janë vrarë dy persona me armë zjarri, konkretisht shtetasit:
- Ervin Kodra, banues në Durrës
- Endri Caushaj, banues në Vlorë
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Forcat e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes”.
Foto nga vendi i ngjarjes