Ish zëdhënësja e kryeministrit, Erla Mëhilli ka festuar sot 1 vjetorin e djalit të saj Akid. Familjarë dhe miq të saj e të bashkëshortit, Keltis Kruja janë mbledhur bashkë për këtë gëzim ku nuk mund të mungonte dhe miku i ngushtë i Keltisit, Shkëlzen Berisha. Djali i ish kryeministrit ka mbërritur në festë me të dashurën e tij, modelen Armina Mevlani. Shkëlzeni dhe Keltisi janë miq që nga kohët kur frekuentonin gjimnazin, ndërsa duket se vijojnë të jenë të tillë edhe pas kaq vitesh.