Tashmë janë të ditura krimet që serbët kanë kryer ndaj boshnjakëve, ku vetëm në një ditë në Srebrenicë u vranë 8 mijë burra, ndërkohë që 200 mijë myslimanë boshnjakë u vranë nga serbët gjatë konfliktit.
Por kjo nuk e pengon djalin e ish-presidentit boshnjak Alia IzetBegoviç të jap një deklaratë që duket të jetë në favor të Serbisë. Ai ka thënë për agjensinë serbe “Tanjug” se Bosnja nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe se raportet me Serbinë po përmirësohen çdo ditë e më shumë.
“Nuk besoj se do ta njohim Kosovën pasi përballemi me rezistencë të fuqishme nga politikanët serb dhe anëtari i presidencës Mladen Ivaniq”, ka thënë Izetbegoviq.
Ai ka thënë se kriza të caktuara janë tejkaluar dhe se marrëdhëniet me Serbinë janë në një stad më të mirë.
Sipas Izetbegoviqit, Bosnja dhe Serbia do të investojnë në infrastrukturën regjionale duke ndërtuar aeroporte, trafostacione, ura, porte dhe autostrada dhe kjo do të përkthehet në hapjen e shumë vendeve të punës.
“Thuajse 100 sektorë të tjerë të industrisë do të përfitojnë nga këto projekte”, ka shtuar Izetbegoviq.