Gjykata e Arbitrazhit në Vjenë ka rrëzuar kërkesën e kompanisë DIA të Kastriot Ismailaj për dëmshpërblim në vlerën prej 135 milionë euro për ndërprerjen e kontratës së lidhur me kompaninë CEZ për mbledhjen e faturave të papaguara të energjisë në vite.
Sipas Gjykatës së Arbitrazhit kompania DIA e Kastriot Ismailaj nuk përmbushi detyrimet e kontratës me CEZ dhe per këtë arsye pretendimet e ngritura janë hedhur poshtë nga kjo Gjykatë.
Sipas Gjykatës dokumentat e paraqitura nga Kastriot Ismailaj në emër të kompanisë DIA ishin fiktive.
Padia e Kastriot Ismailajt ndaj shtetit shqiptar u bë menjëherë pas largimit të çekëve me pretendimin se DIA ishte dëmtuar nga anulimi i kontratës me CEZ për mbledhjen e borxheve të prapambetura të energjisë.