Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

‘Babagjyshët’, ja grabitjet për të cilat akuzohet Ilir Kupa dhe banda e tij

2015/12/16 at 10:00 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
‘Babagjyshët’, ja grabitjet për të cilat akuzohet Ilir Kupa dhe banda e tij

TIRANË- Ilir Kupa, shqiptari i arratisur nga burgjet greke, rezulton se bashkë me grupin e tij të kriminal të ketë kryer plot 13 grabitje në harkun kohor të një viti 2013-2014. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka përfunduar hetimin dhe dërgon për gjykim 11 persona, pjesë e grupit kriminal të njohur si “Babagjyshët”.


Ata akuzohen për “vjedhje me armë”, “plagosje të rëndë”, “mbajtje pa leje të armëve luftarake” dhe “kryerje të veprave penale në kuadër të grupit kriminal.

Në bazë të hetimit, Prokuroria ka ngritur akuza për këtë grup personash për 13 episode kriminale të ndodhura në 2013 dhe 2014 në Tiranë, Durrës, Laç, Fushë-Krujë dhe Kuçovë.

Akuzon për pjesëmarrje në këtë grup kriminal shtetasit:

  1. Ilir Kupa
  2. Fatmir Pjetri
  3. Agustin Sula
  4. Julian (Enea) Qerrushi
  5. Dritan Kola
  6. Saimir Kala
  7. Mark Shpendi
  8. Hajdar Sefa
  9. Lin Kala
  10. Edmond Selala
  11. Angjelin Ndreka

 

Ja grabitjet e kryera nga “Babagjyshët” në Shqipëri e Maqedoni

 

  1. Më dt. 11.01.2013, rreth orës 6 pasdite, është kryer vjedhja e mbetur në tentative me armë, në bashkëpunim, i një argjendarie pranë stacionit të trenit, Durrës, pronë e shtetasit A.F. Në këtë vjedhje të mbetur në tentativë kanë marrë pjesë shtetasit Fatmir Pjetri, Agustin Sula dhe Saimir Kala.

 

  1. Më datë 28.09.2013, rreth orës 19.10 është vjedhur me armë në bashkëpunim, dyqanin argjendari, në pronësi të shtetasit A.B. ndodhur në Lagjen “Llukan Prifti”, Kuçovë.  Në këtë vjedhje kanë marrë pjesë shtetasit Ilir Kupa, Agustin Sula, Fatmir Pjetrin dhe Hajdar Sefa, ku kanë marrë një sasi të konsiderueshme floriri.

 

  1. Më datë 25.10.2013 rreth orës 13.20 është kryer vjedhja me armë në bashkëpunim nga dy persona të maskuar dhe të armatosur i firmën agroushqimore “A..T..A..”, ndodhur ne Vorë, ku kanë marrë shumën prej 1000 dollarë  arkëtares së kësaj firme. Në këtë vjedhje kanë marrë pjesë shtetasit Ilir Kupa, Agustin Sula dhe Julian Qerushi.

 

  1. Më datën 05.11.2013, rreth orës 14.30, është vjedhur me armë, në bashkëpunim, argjendaria në pronësi të shtetasit S. R. dhe gjatë vjedhjes është plagosur pronari i saj, ndodhur në qendër të qytetit Laç. Në këtë vjedhje kanë marrë pjesë shtetasit Ilir Kupa, Hajdar Sefa, Agustin Sula dhe Fatmir Pjetri, ku kanë marrë një sasi të konsiderueshme floriri.

 

  1. Më datë 25.11.2013, rreth orës 13.45, është vjedhur nga tre persona të armatosur “Argjendari Gj….”, në vendin e quajtur tek tregu i qytetit Fushë-Krujë, në pronësi të shtetases P. B., ku janë vjedhur një sasi bizhuterish, si edhe një sasi rreth 500.000 (peseqind mije) lekë. Në këtë vjedhje kanë marrë pjesë shtetasit Ilir Kupa, Fatmir Pjetri dhe Agustin Sula.

 

  1. Më datë 24.12.2013, rreth orës 17.30, është kryer vjedhja me armë në bashkëpunim Argjendaria “G….”, ndodhur në qendrën tregtare “TEG”, në fshatin Lundër, Tiranë. Në këtë vjedhje kanë marrë pjesë shtetasit Ilir Kupa, Agustin Sula, Fatmir Pjetri dhe Julian Qerushi, ku kanë marrë një sasi të konsiderueshme floriri. Autorët e kanë realizar këtë vjedhje, të veshur si babagjyshë të festës së Vitit të Ri.

 

  1. Më 28 shkurt 2014, në orët e drekës, është kryer vjedhja me armë në bashkëpunim nga dy persona të maskuar me uniforma policie dhe të armatosur, i pikës së shitjeve të makinave Mercedes Benz, ndodhur ne autostradën Tiranë Durrës, pranë mbikalimit të Kasharit,  ku kanë marrë shumën prej 100 000 lekë.  Në këtë vjedhje kanë marrë pjesë shtetasit Agustin Sula dhe Edmond Selala.

 

  1. Më datën 14.04.2014, rreth orës 10;36, është kryer vjedhja me armë në bashkëpunim nga katër persona të maskuar me uniforma policie dhe të armatosur, i kompleksit të shërbimeve A.M.L, ndodhur ne Rrugën “Konferenca e Pezës”, Tiranë  ku kanë marrë shumën prej 1 000 000 lekë.  Në këtë vjedhje kanë marrë pjesë shtetasit Fatmir Pjetri, Dritan Kola, Agustin Sula dhe Mark Shpendi.

 

  1. Më dt. 22.04.2014, rreth orës 09:30, është kryer vjedhja me armë në bashkëpunim nga dy persona të maskuar dhe të armatosur që kanë lëvizur me motor, i argjendarisë “AÇ”, ndodhur në bulevardin “Bajram Curri”, përballë Gjykatës së rethit Gjyqësor Tiranë, në pronësi të shtetasit A. Ç., ku kanë marrë shumën prej rreth 600 000 lekë. Në këtë vjedhje kanë marrë pjesë shtetasit Fatmir Pjetri dhe Agustin Sula.

 

  1. Më dt. 03.06.2014, në orët e drekës, është kryer vjedhja me armë në bashkëpunim nga dy persona të maskuar dhe të armatosur, i pikës së skrapit në rrugën dytësore Vorë-Marikaj, në pronësi të shtetasit R. Z., ku kanë marrë shumën prej 150 000 lekë. Në këtë vjedhje kanë marrë pjesë shtetasit Fatmir Pjetri dhe Agustin Sula.

 

  1. Në datë 26.11.2014, rreth orës 17:30, është kryer vjedhja e banesës së shtetasit K. G., ndodhur në fshatin Kallmet, Lezhë, ku kanë marrë shumat prej 1 000 000 lekë dhe 5000 USD. Në këtë vjedhje kanë marrë pjesë shtetasit nën hetim Agustin Sula, Angjelin Ndreka dhe Lin Kala. Gjatë vjedhjes, i dëmtuari ka qënë në banesën e tij së bashku me nënën dhe bashkëshorten.

 

Grupi kriminal ka kryer edhe dy vjedhje në Maqedoni:

 

  1. Në datë 30.04.2014 është vjedhur argjendaria në pronësi të shtetasit R.H, ndodhur në Strugë, ku është marrë një sasi prej 5.5 kg flori. Në këtë vjedhje kanë marrë pjesë shtetasit Agustin Sula, Fatmir Pjetri, Miljan Elezi ose i quajtur Artur Tafani, Mark Shpendi dhe Dritan Kola. Këtë vjedhje, autorët e kanë realizuar të veshur si femra. Gjatë vjedhjes ka pasur përplasje me armë me personat e argjendarisë dhe policisë maqedonase.

 

  1. Në datë 29.07.2014 është vjedhur një argjendari, ndodhur në Dibër të Madhe, ku gjatë vjedhjes, autorët kanë shkëmbyer zjarr dhe është vrarë njëri nga bashkëpunëtorët në kryerjen e kësaj vjedhjeje, shtetasi Miljan Elezi (alias Artur Tafani). Në këtë vjedhje është marrë një sasi prej 12 kg flori. Në këtë vjedhje kanë marrë pjesë shtetasit Agustin Sula, Fatmir Pjetri, Miljan Elezi (alias Artur Tafani), Saimir Kala dhe Dritan Kola.

 

 



Ju sugjerojmë

Çfarë “dhurate” i la Berisha Fevziut për kryeministrin Edi Rama?
-U tha në Opinion

Çfarë “dhurate” i la Berisha Fevziut për kryeministrin Edi Rama?

8 Maj, 2025 10:52 pm
Fushata e fundit e tij? Berisha: E di Zoti dhe demokratët!
-U tha në Opinion

Fushata e fundit e tij? Berisha: E di Zoti dhe demokratët!

8 Maj, 2025 10:46 pm
Pse shqiptarët duhet të zgjedhin PD në 11 Maj? Berisha shpalos programin në Opinion
-U tha në Opinion

Pse shqiptarët duhet të zgjedhin PD në 11 Maj? Berisha shpalos programin në Opinion

8 Maj, 2025 10:32 pm
“Non grata”, Berisha: Diplomati amerikan i kërkoi Ramës e Bashës që …
-U tha në Opinion

“Non grata”, Berisha: Diplomati amerikan i kërkoi Ramës e Bashës që …

8 Maj, 2025 9:42 pm
“S’punojmë për të bërë Berishën kryeministër”,Berisha komenton deklaratën e Këlliçit
-U tha në Opinion

“S’punojmë për të bërë Berishën kryeministër”,Berisha komenton deklaratën e Këlliçit

8 Maj, 2025 9:23 pm
Samiti i BE/ Berisha: Do të lobonim kundër Ramës, por nuk e meritonte Shqipëria
-U tha në Opinion

Samiti i BE/ Berisha: Do të lobonim kundër Ramës, por nuk e meritonte Shqipëria

8 Maj, 2025 9:20 pm
A do të tërhiqet? Berisha: Ça mo? Një misionar e tërheq vetëm zoti
-U tha në Opinion

A do të tërhiqet? Berisha: Ça mo? Një misionar e tërheq vetëm zoti

8 Maj, 2025 9:19 pm
BE për vizitën e Vuçiç në Rusi: Të përmbahet nga agresioni i Putinit ndaj Ukrainës
Rajoni

BE për vizitën e Vuçiç në Rusi: Të përmbahet nga agresioni i Putinit ndaj Ukrainës

8 Maj, 2025 9:13 pm
Mund të udhëtojë drejt SHBA, Berisha: Rama mori përgjigje nga DASH për aktin e tij
-U tha në Opinion

Mund të udhëtojë drejt SHBA, Berisha: Rama mori përgjigje nga DASH për aktin e tij

8 Maj, 2025 9:08 pm
“Stop” sheh filxhan për zgjedhjet e 11 majit: E ka të marrë, del me fitore!
Aktualitet

“Stop” sheh filxhan për zgjedhjet e 11 majit: E ka të marrë, del me fitore!

8 Maj, 2025 9:05 pm
Para
4 gjërat që duan meshkujt në fundjavë

4 gjërat që duan meshkujt në fundjavë

Ngrohja globale / Ja çfarë “i hedh në erë” premtimet e mëdha

Ngrohja globale / Ja çfarë “i hedh në erë” premtimet e mëdha

BE i ndalon fëmijëve Facebook?!

BE i ndalon fëmijëve Facebook?!

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Çfarë “dhurate” i la Berisha Fevziut për kryeministrin Edi Rama?

Çfarë “dhurate” i la Berisha Fevziut për kryeministrin Edi Rama?
8 Maj, 2025

Nga studioja e Opinionit, Sali Berisha kishte një thirrje dhe një dhuratë për kryeministrin Edi Rama. I ftuar mbrëmjen e...

Lexo më shumë

Fushata e fundit e tij? Berisha: E di Zoti dhe demokratët!

Fushata e fundit e tij? Berisha: E di Zoti dhe demokratët!
8 Maj, 2025

Së bashku me ekipin e tij, Sali Berisha ishte mbrëmjen e sotme në studion e Opinion në TV Klan. Teksa...

Lexo më shumë

Pse shqiptarët duhet të zgjedhin PD në 11 Maj? Berisha shpalos programin në Opinion

Pse shqiptarët duhet të zgjedhin PD në 11 Maj? Berisha shpalos programin në Opinion
8 Maj, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte mbrëmjen e sotme në emisionin 'Opinion' në TV Klan. E teksa tre ditë...

Lexo më shumë

“Non grata”, Berisha: Diplomati amerikan i kërkoi Ramës e Bashës që …

“Non grata”, Berisha: Diplomati amerikan i kërkoi Ramës e Bashës që …
8 Maj, 2025

Betejën kundër sanksionimit amerikan “non grata”, Sali Berisha thotë që e ka bërë i vetëm dhe në interes të Shqipërisë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com