Në studion e emisionit “Opinion”, duke folur për sistemin e drejtësisë dhe gjyaktësit e korruptuar, Ministri i Drejtësisë Manjani u shpreh se në radhë të parë duhet ndërruar sistemi. “Njerëzit janë të fundit në llogari”, u shpreh Manjani.
“Kodi penal është i pakapshëm, kemi ndërhyrje në çdo pikë të ligjit, pa sens, pa lidhje. Ligjet janë me gropa, ambiguide, në dorën e gjykatësit. Duhet një terapi antikorrupsion”.