Një mësues në Aubervilliers, lagje e Parisit është therur nga një njeri që tha se përkiste ISIS-it. Kështu ka njoftuar radio “France Info”.
Ngjarja ndodhi në kohën kur mësuesi ishte vetëm në klasë. Agresori, sipas mediave franceze, ka përdorur një prerëse letrash e një palë gërshërë, mjaftueshëm sa për ta plagosur viktimën e tij duke e çarë në fyt.
Agresori u largua më pas nga shkolla me vrap, ndërsa viktima është shtruar në spital dhe pavarësisht nga goditjet e shuma që ka marrë në trup, nuk është në rrezik për jetën.
Mësuesi është plagosur në fillim me një thikë dhe më pas me një mjet prerës në shkollën publike “Jean Perrin” nella Seine Saint-Denis.
Në momentin e sulmit ai gjendej i vetëm në klasë. Sapo kishte kaluar ora 07:00 dhe po përgatitej të priste fëmijët.
Përveç se e ka shpallur veten si një njeri pranë ISIS-it, sulmuesi ka ulëritur “ky është një paralajmërim”, ndërsa godiste pa pushim ndaj mësuesit.
Prokuroria antiterrorizëm e Parisit ka nisur hetimet për plagosjen me thikë. Hipoteza e krimit është një tentativë për vrasje të lidhur me organizatë kriminale me qëllime terroriste. Në të gjithë zonën ka nisur krehja në kërkim të të dyshuarit.