TIRANË- Rrugët kryesore të Tiranës do të jenë të bllokuara nesër kur edhe zhvillohet protesta e opozitës. Ajo ka marrë leje nga ora 11:00-16:00 dhe policia jep të detajuar planin e masave.
Bulevardi Dëshmorët e Kombit, Bulevardi Zogu i Parë, Rruga e Kavajës, Rruga e Dibrës dhe sheshi Skenderbej dhe Sheshi Nënë Tereza do të jenë totalisht të bllokuara.
Ndërsa tek rruga e Elbasanit dhe bulevardi Bajram Curri do të ketë kufizime të qarkullimit.
Sakaq, policia njofton se në Bulevardin Dëshmorët e Kombit dhe sheshin Nënë Tereza nuk do të ketë asnjë makinë të parkuar. Ato do të “pastrohen” që sonte.