Avionët luftarakë britanikë kanë marrë pjesë në sulmet e para ajorore në Siri, disa orë pasi ligjvënësit në Mbretërinë e Bashkuar votuan në favor të bombardimeve të bastioneve të ISIS atje.
Katër avionët ushtarakë u ngritën nga baza ajrore A në Qipro, duke synuar një depo nafte në Sirinë Lindore.
Ligjvënësit britanik votuan 397 në favor të bombardimeve dhe 223 kundër, pas një debati 10-orësh.