Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rriten taksat/ Sa do të paguajnë ata që kanë makina

2015/11/29 at 9:32 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rriten taksat/ Sa do të paguajnë ata që kanë makina

Kush ka një makinë, kush ka një profesion dhe ka zgjedhur ta ushtrojë atë në mënyrë të pavarur, kush ka një tokë, apo kush ka vendosur të investojë në Shqipëri për të prodhuar “made in Albania”, nga 1 janari do të paguajnë më shumë taksa.


Kush ka një biznes të vogël, do të favorizohet nga qeveria. Kjo është me pak fjalë paketa e re fiskale që do të fillojë të zbatohet nga 1 janari 2016.

Të gjithë ata që kanë një makinë do të paguajnë më shumë për qeverinë. Jo pak, por mbi 450 mijë qytetarë do të paguajnë më shtrenjtë siguracionin e detyrueshëm të makinës së tyre.

Nga 1 janari, taksa mbi sigurimet rritet nga 3 për qind që është sot në 10 për qind. Kjo taksë do të paguhet nga qytetarët. Qeveria do të marrë 7 milionë USD më shumë për të gjithë ata që kanë makina.

Mesatarisht 1500 lekë më shumë, ose 15 USD për çdo person.

Ndërsa për ata që kanë makina me motor mbi 3000 kubikë, këta të fundit qeveria i quan pasanikë me makina luksoze. Nuk dihet pse është bërë kjo ndarje, kur vetë “Jaguarët” që do të marrë qeveria janë superluksozë dhe e kanë motorin 2200 kubikë, ndërsa makinat e vjetra që sot shiten nën 1 mijë USD kanë motor mbi 3 mijë kubikë.

Sidoqoftë, këta të fundit do t’i japin qeverisë 70.000 lekë për regjistrim, kur e blejnë makinën, dhe 21 mijë lekë, shtesë mbi taksën vjetore të makinave të përdorura.

Në total do të paguajnë 3.4 milionë USD më shumë në vit.

Profesionet e lira

Profesionistët, pra, elita e profesioneve të vendit, janë një tjetër kategori që do të penalizohen nga qeveria. Bëhet fjalë për doktorët, stomatologët, farmacistët, veterinerët, laborantët, arkitektët, inxhinierët, projektuesit, kontabilistët, avokatët, noterët etj. Të gjithë këta do të paguajnë kontribute mbi pagën maksimale.

Skema e re e pensioneve është e qartë. Do të marrësh pension mbi kontributin që paguan. Çdo profesion i lirë, sipas relacionit të qeverisë, nga 6556 lekë në muaj kontribute do të paguajë 27.172 mijë lekë në muaj. Ose 20.616 lekë më shumë në muaj dhe 247.392 lekë shtesë në vit.

Në ligj thuhet se pagën mbi të cilën do të paguhen kontributet do ta përcaktojë qeveria, por relacioni flet për pagën maksimale 97 mijë lekë. Ndryshimi propozon që të vetëpunësuarit, si profesion i lirë, do të paguajnë kontribut shoqëror në masën 23% të pagës maksimale prej 97.030 lekësh”.

Bizneset e vogla

Bizneset e vogla janë të favorizuarat e vetme nga paketa fiskale. Të gjithë ata që kanë një xhiro nën 5 milionë lekë në vit, nuk do të paguajnë taksa. Përfitimi për ata që kanë xhiro deri në 2 milionë lekë është i qartë, sepse sot paguanin 25 mijë lekë tatimfitimi në vit.

Ndërsa për ata me xhiro nga 2 deri në 5 milionë lekë, taksa prej 7.5 për qind e fitimit do të bëhet zero. Bizneset e tjera, me xhiro nga 5 deri në 8 milionë lekë, do të kenë ulje të tatimitfitimit nga 7.5 në 5 për qind. Pra, të gjitha bizneset e vogla favorizohen ndjeshëm.

Tatimfitimi është e vetmja taksë që paguajnë të vetëpunë­ suarit, që janë pjesa dërrmuese e biznesit të vogël. Pas 1 janarit, një i punësuar në administratë apo biznes do të paguajë më shumë tatim mbi të ardhurat sesa një i vetëpunësuar që ka një biznes të vogël. Sidoqoftë, ky është një favorizim fiskal për të paktën 100 mijë biznese ose familje që kanë biznes të vogël.

Akcizat

Nga 1 janari, fabrikat vendase të prodhimit të birrës do të paguajnë 11% më shumë akcizë, ndërsa ata që importojnë birrë nga jashtë do të paguajnë 15 për qind më pak akcizë. E njëjta gjë edhe me duhanin, i cili vjen i gjithi nga importi. Qeveria ka prishur planet e veta për rritjen e akcizës këtë vit, në mënyrë që të favorizojë importuesit dhe konsumin e duhanit.

Pronat dhe hotelet

Janë rreth 50 mijë hektarë troje që do të taksohen për herë të parë. Në tabelë gazeta ka botuar se sa do të paguhet sipas bashkive. Qeveria do të marrë 1.8 milionë USD shtesë nga kjo taksë e re.

Për hotelet “Projektligji propozon uljen e taksës së fjetjes në hotel nga 5% e çmimit të fjetjes në 1 euro, ose 140 lekë për natë fjetje”, thuhet në relacion.

Por habitshëm nga ulja e taksës do të merren më shumë para. Vetë relacioni thotë se efekti në të ardhura është pozitiv. “Efekti në të ardhura pritet të rritet rreth 510 milionë lekë nga rreth 85 milionë lekë që mblidhen aktualisht nga kjo taksë”, thekson i njëjti relacion. (Panorama)

 



Ju sugjerojmë

“Lista e zezë”/ Rama: Ata që shesin një apartament dy herë, konfiskim direkt
Aktualitet

Regjistrimi digjital i pronave, Rama: Shërbime më të shpejta përmes e-Albania

19 Shtator, 2025 8:14 am
Shpërthim me eksploziv pranë banesës së deputetit të PD-së, Xhelal Mziu
Aktualitet

Shpërthim me eksploziv pranë banesës së deputetit të PD-së, Xhelal Mziu

19 Shtator, 2025 8:11 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

19 Shtator, 2025 8:06 am
A do të rikandidojë për kryetar të PD? Berisha: Nuk ka tërheqje….
-U tha në Opinion

A do të rikandidojë për kryetar të PD? Berisha: Nuk ka tërheqje….

18 Shtator, 2025 10:38 pm
Berisha: Rama diskriminon veriun, nuk investon
-U tha në Opinion

Berisha: Rama diskriminon veriun, nuk investon

18 Shtator, 2025 10:25 pm
Rama propozoi parlament me 101 deputet, Berisha: Do të ishte pozitive nëse…
-U tha në Opinion

Rama propozoi parlament me 101 deputet, Berisha: Do të ishte pozitive nëse…

18 Shtator, 2025 10:20 pm
Berisha: Erion Veliaj po trajtohet në mënyrë çnjerëzore në burg
-U tha në Opinion

Berisha: Erion Veliaj po trajtohet në mënyrë çnjerëzore në burg

18 Shtator, 2025 9:59 pm
Berisha: Altin Dumani, kokë e këmbë i lidhur me krimin
-U tha në Opinion

Berisha: Altin Dumani, kokë e këmbë i lidhur me krimin

18 Shtator, 2025 9:55 pm
“Kandidat të përbashkët për Tiranën”, Berisha i përgjigjet propozimit të Shehajt
-U tha në Opinion

“Kandidat të përbashkët për Tiranën”, Berisha i përgjigjet propozimit të Shehajt

18 Shtator, 2025 9:49 pm
PS gati shkarkimin, Berisha: Rama do që të zhduk përfundimisht Erion Veliajn
-U tha në Opinion

PS gati shkarkimin, Berisha: Rama do që të zhduk përfundimisht Erion Veliajn

18 Shtator, 2025 9:39 pm
Para
Armina ndërron model, fansat e kritikojnë për anglishten

Armina ndërron model, fansat e kritikojnë për anglishten

Video Tomorri-Naftëtari/ Ndërhyrje kafshërore, shikon se çfarë ndodh në moçalin e Beratit

Video Tomorri-Naftëtari/ Ndërhyrje kafshërore, shikon se çfarë ndodh në moçalin e Beratit

Njihuni me “sigurimsin” që dënoi 620 shqiptarë gjatë diktaturës komuniste

Njihuni me "sigurimsin" që dënoi 620 shqiptarë gjatë diktaturës komuniste

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Regjistrimi digjital i pronave, Rama: Shërbime më të shpejta përmes e-Albania

“Lista e zezë”/ Rama: Ata që shesin një apartament dy herë, konfiskim direkt
19 Shtator, 2025

Procesi i regjistrimit digjital të pronave në të gjithë territorin e Shqipërisë pritet të përfundojë deri në dhjetor të vitit...

Lexo më shumë

Shpërthim me eksploziv pranë banesës së deputetit të PD-së, Xhelal Mziu

Shpërthim me eksploziv pranë banesës së deputetit të PD-së, Xhelal Mziu
19 Shtator, 2025

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Institutit në Kamzë. Ngjarja ka...

Lexo më shumë

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
19 Shtator, 2025

Dashi Marrëdhënia në çift do lërë shumë për të dëshiruar gjatë kësaj dite. Asgjë nuk do shkoje sipas parashikimeve dhe...

Lexo më shumë

A do të rikandidojë për kryetar të PD? Berisha: Nuk ka tërheqje….

A do të rikandidojë për kryetar të PD? Berisha: Nuk ka tërheqje….
18 Shtator, 2025

Në muajin prill të vitit të ardhshëm, Sali Berishës i përfundon mandati në krye të PD dhe për këtë arsye...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com