Jo vetëm mazhoranca por tashmë edhe Prokurori i Përgjithshëm është shprehur kundër projektligjit të propozuar nga partia demokratike për cështjen CEZ.
Përmes një letre drejtuar Kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, të datës 9 nëntor, Prokrokurori i Përgijgithshëm Adriatik Llalla argumenton se hetimi për CEZ-in duhet të bëhet nga organi i tij, pasi në të kundërt bie ndesh me Kushtetutën.
Llala sqaron se është prokuroria shqiptare ajo që ka legjitimitetin dhe kapacitete për të hetuar cdo vepër penale dhe se legjitimiteti i padiskutueshëm i saj si i vetmi organ në vend që ushtron ndjekjen penale është mbrojtur edhe nga Gjykata Kushtetuese.
Letra, që në fakt është përgjigje që Llalla i ka kthyer Kryetarit të Komisionit të Ligjeve sqaron më tej se projektligji i demokratëve bie jo vetëm në kundërshti me Kushtetutën, por edhe Kodin e procedurës Penale si dhe ligjin për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë.
Ky qëndrim i prokurorisë vjen pas rrëzimit nga ana e PS-së të këkresës së demokratëve për cështjen CEZ dhe votës bstenim të LSI-së. /tvklan/