Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrëfimi i pengut francez të ISIS/ “Luanin me ne dhe na thoshin se do na e fusnin kokën e prerë në b….”

2015/11/24 at 3:00 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Rrëfimi i pengut francez të ISIS/ “Luanin me ne dhe na thoshin se do na e fusnin kokën e prerë në b….”

Nicolas Hönin është autor i librit  “Akademia e xhihadit, ngritja e Shtetit Islamik”.  Ai ka qenë për shumë muaj peng i ISIS në Siri. Më poshtë është rrëfimi i tij se si ai i konsideron militantët e ISIS tani që i ka parë nga pranë. Ky tekst u botua në gazetën britanike «Guardian».


“Si francez krenar, jam i tmerruar edhe unë si kushdo tjetër nga sulmet në Paris. Por nuk jam habitur dhe tronditur pse ndodhën. E njoh si paranë e kuqe “Shtetin Islamik”. I kalova dhjetë muaj si peng i ISIS-it dhe e di fort mirë se dhimbja, mërzia, shpresat dhe jeta jonë nuk i prekin ata. Ata jetojnë në një botë tjetër. Shumica e njerëzve i njeh ata vetëm nëpërmjet propagandës së tyre materiale, por unë i njoh prej së afërmi. Kam takuar gjatë kohës sime si peng shumicën prej tyre, përfshirë edhe Mohammed Emwazi, i njohur si «Xhihadisti John», ishte një prej atyre që më burgosën. Ai më quante «Parashutist».

Madje edhe tani nganjëherë bisedoj me ta në rrjetet sociale, dhe mund t’ju them se shumica e asaj që mendoni për ta rezulton prej mjeteve të tyre të propagandës në komunikimin publik. Ata e paraqesin veten si superheronj, por larg kamerave janë goxha patetikë në shumë gjëra: rrugaç të dehur prej ideologjisë dhe pushtetit. Në Francë ne kemi një shprehje – dreq budalla. Mendoj se ata më shumë anojnë kah budallallëku se sa kah djallëzia. Kjo nuk do të thotë se duhet të nënvlerësohet potenciali i tyre vrastar prej budallenjsh.

Të gjithë atyre që u janë prerë kokat vjet ishin shokë të mi qelish, dhe pengmarrësit e mi luanin lojëra fëmijësh me ne – tortura mendore – duke na thënë një ditë se ne do të liroheshim dhe pas dy javësh duke na shikuar me qeshje cinike. “Nesër do të vrasim njërin prej jush”. Në fillim u besonim, por me kalimin e kohës nisëm ta merrnim vesh se shumica prej tyre ishin plehra që po talleshin me ne.

Ata do të luanin lojëra makabre, duke u shtirur se po na ekzekutonin. Njëherë përdorën kloroform. Njëherë krijuan skenën e prerjes së kokave. Një grusht xhihadistësh frëngjishtfolës po çirreshin: “Do t’ju presim kokat, do t’ua fusim në bythë, dhe do t’i postojmë incizimet në YouTube”. Ata kishin një shpatë që e kishin plaçkitur në një dyqan antikitetesh.

Po i zhvishnin dhëmbët dhe unë po luaja lojën duke bërtitur, por ata vetëm dëshironin t’u bëhej qejfi. Në momentin që ata u larguan duke u qeshur zëshëm, u ktheva nga një peng tjetër francez dhe qesha. Ishte skenë qesharake.

Kjo gjendje më kishte detyruar të lidhesha me ta që ta merrja në të vërtetë vesh se çfarë shpirti kishin: ata ndjekin në mënyrë të çmendur të gjitha lajmet, por gjithçka që shohin kalon nëpërmjet një filtri. Ata janë në mënyrë të hatashme të indoktrinuar, duke besuar në gjithfarë teorish konspiracioni, pa e pranuar asnjëherë se mund të ketë kundërthënie.”

 

Gjithçka ua mbush mendjen se janë në rrugën e drejtë dhe se në mënyrë specifike, ka njëfarë procesi apokaliptik që zhvillohet vazhdimisht që iu prinë drejt konfrontimit ndërmjet një ushtrie myslimane nga bota mbarë dhe të tjerëve, kryqtarëve, romakëve. Ata gjithçka e shohin se po na çon në atë drejtim. Me këtë logjikë, besojnë se gjithçka është bekim prej Allahut.

 

Me lajmet e tyre dhe interesimin për media sociale, do të merren me gjithçka që çon drejt sulmeve të ngjashme vrastare si ato në Paris, dhe mua ma merr mendja se po i dëgjoj duke bërtitur zëshëm: «Po fitojmë». Do të shkrihen prej të gjitha shenjave të reagimit të tepruar, ndarjes, frikës, racizmit dhe ksenofobisë; do të joshen prej çfarëdo shembujsh të shëmtisë në mediat sociale.

 

Boshti i pikëpamjes së tyre është bindja se bashkësitë nuk mund të jetojnë së bashku me myslimanët, dhe se secilën ditë antena e tyre do të kthehet drejt gjetjes së dëshmive që çojnë ujë në mullirin e tyre. Pamjet nga Gjermania të gjermanëve që mirëprisnin ngrohtësisht emigrantët me siguri se i kanë tërbuar. Kohezioni dhe toleranca nuk janë veti që ata dëshirojnë t’i shohin.

 

Po pse Franca? Mbase për shumë arsye, por mendoj se ata kanë identifikuar vendin tim si nyjë të dobët në Evropë – si një shtet ku mund të shpërfaqen me lehtësi ndasitë. Kjo është arsyeja pse shumëkush më pyet si duhet të kundërpërgjigjemi, dhe unë them se duhet të veprojmë me përgjegjësi.

 

Dhe prapëseprapë bombat do të jenë kundërpërgjigja jonë. Nuk jam prej atyre që ndjej keqardhje pse vriten militantët e ISIS-it. Qysh mund të qenkam bash unë? Por gjithkush që ma thotë këtë e ka gabim. Bombardimi do të jetë  i përmasave të mëdha, dhe me të drejtë simbol zemërimi. 48 orë pas sulmeve makabre, bombarduesit francezë kryen sulmet me municionin më spektakular që është parë deri tani në Siri, duke hedhur më shumë se njëzetë bomba në Raka, bastion i ISIS-it. Hakmarrja padyshim se ishte e pashmangshme, por ajo çfarë kërkohet është mënyra e duhur si të reagohet. Druaj se ky reagim do të përkeqësojë edhe më shumë gjendjen.

 

Derisa ne po mundohemi ta shkatërrojmë ISIS-in, çfarë do të ndodhë me më shumë se 500 mijë civilë që jetojnë të ngujuar në Raka? Po për sigurinë e tyre çfarë po bëhet? A është menduar se ne mund t’i shndërrojmë në ekstremistë potencialë? Mbrojtja e këtyre njerëzve duhet të jetë prioritet, e jo të hidhen më shumë bomba në Siri. Na duhen zona të ndalim-fluturimit – zona afër rusëve, regjimit, koalicionit. Popullit sirian i duhet siguri ose ndryshe do t’i kthehen grupeve si ISIS-i.

 

Kanadaja është tërhequr nga lufta ajrore pas zgjedhjes së Justin Trudeaut. Uroj me gjithë zemër që këtë ta bëjë edhe Franca, dhe mendja ma thotë se kjo mund të ndodhë. Por pragmatizmi më thotë ndryshe. Është fakt se jemi kurthuar: ISIS-i na kë vënë në kurth. Ata erdhën në Paris me kallashnikovë në duar, duke pretenduar se donin të ndalnin bombardimet, por duke e ditur gjithashtu se sulmet do të na detyronin të bombardonim me intensitet edhe më të lartë si kundërsulm ndaj këtyre akteve terroriste. Dhe kjo po ndodh.

 

Emëazi nuk është më, është vrarë prej një sulmi ajror të koalicionit dhe vdekja e tij është festuar në parlament. Nuk e vajtoj. Por gjatë kërdisë, edhe ai zbatoi këtë strategji të dyfishtë. Pas vrasjes së gazetarit amerikan, James Foley, ai tregoi thikën para kamerës, duke iu kthyer viktimës së mundshme të radhës, dhe tha: «Obama, duhet ta ndalni ndërhyrjen në Lindjen e Mesme ose do të vras ty». Ai e dinte fort mirë se cili do të ishte fati i pengut. Ai e dinte mirë se cili do të ishte reagimi amerikan – më shumë bomba. Këtë dëshiron ISIS-i, por a duhet t’i dorëzohemi strategjisë së tyre?

 

Grupi është dobësuar dhe nuk ka dyshim në këtë punë. Por pas gjithë asaj çfarë kam përjetuar, nuk mendoj se ISIS-i është prioriteti. Për hesap timin, prioritet është Bashar al-Asadi. Presidenti sirian është përgjegjës për ngritjen e ISIS-it në Siri, dhe derisa regjimi i tij të mos çrrënjoset, nuk do ta qesim fare as ISIS-in. As nuk do të mund t’i frenojmë sulmet në rrugët tona. Kur njerëzit thonë «së pari ISIS-i, pastaj Asadi», u them mos i besoni kësaj strategjie. ISIS-i dëshiron të mbetet në pushtet.

 

Aktualisht nuk ka udhërrëfyes politik dhe asnjë plan për të angazhuar bashkësinë sunite arabe. ISIS-i do të shkatërrohet, por vetëm politika mund ta bëjë këtë. Njëherësh mund të arrijmë shumë më shumë pas këtyre krimeve të fundit, dhe kyçe për këtë janë zemrat e forta dhe durimi, sepse këtyre u tmerrohen ata më së shumti. I njoh mirë militantët e ISIS-it: presin të ketë bombardime. Por ajo që i tmerron është uniteti ynë.

 



Ju sugjerojmë

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!
Rajoni

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!

7 Qershor, 2025 3:46 pm
Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë
Bota

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë

7 Qershor, 2025 3:29 pm
Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv
Bota

Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv

7 Qershor, 2025 3:18 pm
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia zbardh detajet e para

7 Qershor, 2025 2:57 pm
Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën
Bota

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

7 Qershor, 2025 2:46 pm
HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj
Rajoni

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

7 Qershor, 2025 2:32 pm
Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

7 Qershor, 2025 2:17 pm
“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…
Sport

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…

7 Qershor, 2025 2:11 pm
Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit
Bota

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit

7 Qershor, 2025 2:01 pm
Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
Aktualitet

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

7 Qershor, 2025 1:44 pm
Para
A do t’i hiqet mandati Koço Kokëdhimës?

A do t’i hiqet mandati Koço Kokëdhimës?

Britani, të rinjtë muslimanë, rritet pëlqimi për ISIS

Britani, të rinjtë muslimanë, rritet pëlqimi për ISIS

Opinion/ Pastor Paulin Vilajeti: Si i gjeta 18 mijë paund dhe çfarë më thanë shqiptarët kur u ktheva?

Opinion/ Pastor Paulin Vilajeti: Si i gjeta 18 mijë paund dhe çfarë më thanë shqiptarët kur u ktheva?

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!
7 Qershor, 2025

Pesë persona janë arrestuar në Kosovë si të dyshuar për bashkëpunim me shërbimin sekret serb, ndërsa njëri prej tyre ka...

Lexo më shumë

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë
7 Qershor, 2025

Forcat e armatosura të Gjermanisë i kanë tre vjet për t’i blerë pajisjet e nevojshme, në mënyrë që të mund...

Lexo më shumë

Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv

Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv
7 Qershor, 2025

Zjarrfikësit duke tentuar të shuajnë zjarrin në një ndërtesë të goditur me dronin rus në Harkiv më 7 qershor. Rusia...

Lexo më shumë

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia zbardh detajet e para

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
7 Qershor, 2025

Një person është gjetur i pajetë mesditën e sotme në Tiranë. Sipas njoftimit të policisë, bëhet me dije se qytetari...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com