Javën e shkuar rrezikoi seriozisht të përsëritej tragjedia e Parisit në Hanover, por për fat forcat gjermane të sigurisë arritën të parandalonin sulmin.
Sipas autoriteteve është shmangur një tragjedi më e madhe se ajo e Parisit nëse plani i xhihadistëve do të realizohej.
Tre bomba ishin planifikuar për të hyrë në stadium ku kishte dhjetëra mijëra tifozë dhe kancelarja Merkel.
Një bombë tjetër ishte vendosur në një stacion të madh autobuzi ndërsa bomba e pestë në një stacion hekurudhor.
Fatmirësisht gjithçka u parandalua falë aftësisë së policisë gjermane pasi tragjedia mund të kishte pasur përmasa katastrofale.