Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shoqëria e hapur dhe armiqtë e saj

2015/11/23 at 10:36 AM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 6 min
A A
Shoqëria e hapur dhe armiqtë e saj

Shtatëdhjetë vjet më parë, filozofi austriako-britanik Karl Poper shkroi veprën e tij monumentale “Shoqëria e hapur dhe armiqtë e saj”. Ajo ishte një analizë e fuqishme e forcave që mbështesnin totalitarizmin dhe fashizmin. Por në të njëjtën kohë edhe një mbrojtëse e fuqishme e demokracive liberale perëndimore, të cilat nga natyra e tyre janë të hapura. Ky është udhëkryqi ku ka mbërritur Evropa: do të përkulet ndaj armikut të brendshëm, duke mohuar shoqërinë e saj të hapur, apo do të mbrojë atë që përfaqëson Perëndimi – vlerat dhe institucionet e bazuara tek toleranca dhe liritë e nevojshme, për t’i mbajtur të hapura shoqëritë evropiane?



Nga Judy Dempsey

Evropa duhet të zgjedhë. Vrasja e 129 njerëzve gjatë 6 sulmeve terroriste në Paris në 13 nëntor, është duke i detyruar qeveritë në të gjithë Evropën të marrin në konsideratë mënyrat, se si të merren me të ashtuquajturin Shteti Islamik. Në lojë është arritja e një ekuilibri, ndërmjet shoqërisë së hapur dhe mbrojtjes së qytetarëve.

Kjo do të kërkojë nerva të forta nga të gjitha qeveritë evropiane, për të mos lëshuar ndaj lëvizjeve populiste, euroskeptike, dhe anti-myslimane, që dëshirojnë hapjen e llogoreve të luftës. Kjo është pikërisht ajo që dëshirojnë ithtarët e ISIS-it anti-Perëndimor.

Kjo sfidë do të kërkojë gjithashtu një ridimensionim të mbështetjes evropiane tek mjetet e pushtetit të butë, të cilat kanë pak rendiment pa u mbështetur nga fuqia e fortë. Franca di gjithçka për këtë të fundit. Ajo iu bashkua Shteteve të Bashkuara, në bombardimin e pikave strategjike të Shtetit Islamik në Siri dhe Irak. ISIS-i u kundërpërgjigj duke e sjellë luftën kundër Perëndimit, deri në rrugët e Parisit.

Presidenti francez, Fransua Holond, që i përshkroi sulmet si “një akt lufte”, nuk hezitoi dy ditë më pas të autorizonte ndërmarrjen e sulmeve të rënda ajrore, kundër pozicioneve të Shtetit Islamik në Siri. Por vendet e tjera të Bashkimit Evropian, veçanërisht Gjermania, do të qëndrojnë me siguri larg një bashkimi me koalicionin ushtarak, edhe pse Berlini e përbuz Shtetin Islamik dhe gjithçka që ai përfaqëson.

Këto vende kanë frikë për pasojat që mund të kenë qytetarët e tyre. Por pse vetëm Franca duhet ta mbajë këtë barrë? Shumë vende evropiane, nuk janë të bindura se bombardimi është zgjidhja e duhur. Ata po e shohin se çfarë prodhuan pushtimet e udhëhequra nga SHBA-ja në Irak dhe misionet e NATO-s në Afganistan dhe Libi. Nuk kishte asnjë ide se çfarë do të ndodhte pasi të përfundonin operacionet ushtarake, dhe e njëjta gjë po ndodh edhe sot.

Franca ka qenë ndërkaq e angazhuar shumë edhe në Sahel të shtetit të Malit në Afrikë, në një përpjekje për të ndaluar përhapjen e fondamentalizmit islamik dhe terrorizmit, si dhe mbërritjen e tij në brigjet e Evropës. Duke mbledhur kaq pak – në mos aspak mbështetje nga vendet e tjera të BE-së – Parisi po e paguan çmimin për këtë përpjekje.

Dhe kur Rusia filloi fushatën e vet ushtarake cinike në Siri, për të mbështetur presidentin sirian Bashar Al-Asad, duke shënjestruar kryesisht opozitën dhe jo pozicionet e ISIS-it, grupi xhihadist rrëzoi një avion civil rus mbi gadishullin e Sinait në 31 tetor, ku të 224 njerëzit që ndodheshin në bord, mbetën të vdekur.

Qeveritë evropiane duhet ndërkohë të pranojnë, se politika e tyre e mosangazhimit në Siri ka dështuar. Për më shumë se katër vjet, Shtetet e Bashkuara dhe Evropa e kanë parë rrëshqitjen e Sirisë në një ferr të vërtetë, teksa forcat e Asadit të mbështetura nga Rusia dhe Irani, goditën një opozitë, e cila u bë e fragmentuar duke krijuar një vakum që u shfrytëzua nga Shteti Islamik.

Nëse ndërhyrja në Irak dhe Libi nuk funksionoi, atëherë edhe mosndërhyrja në Siri nuk shërbeu për asgjë pozitive. Të dyja politikat, shkaktuan efektin e mbarështimit të celulave terroriste të Shtetit Islamik, me bazë në disa vende evropiane. Ky është sot kërcënimi më i madh për Evropën: rreziku nga brenda.

Aktualisht po kërkohen “koka turku” për sulmet e Parisit. Politikanët konservatorë në qeverinë e kancelares gjermane Angela Merkel, të cilët nuk e kanë pëlqyer asnjëherë politikën e saj të dyerve të hapura ndaj refugjatëve, që ikin nga luftërat në Siri dhe Irak, janë duke u përpjekur që t’i lidhin sulmet terroriste në Paris me krizën e refugjatëve. Merkel po qëndron e palëkundur.

Qeveria e re polake e krahut të djathtë po i përdor sulmet në mënyrë të turpshme, për të nënkuptuar fajësimin e refugjatëve. Varshava ka gjetur tanimë justifikimin për të mos pranuar këta të fundit.

Por ndoshta Polonisë dhe vendeve të tjera të BE-së që i kundërvihen mbrojtjes së refugjatëve, duhet t’u kujtohet se këta njerëz po largohen nga dhuna dhe tmerri, që iu shkaktua qytetarëve francezë dhe të tjerëve në 13 nëntor.

Presidenti i Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker, kishte të drejtë kur tha se këto qeveri nuk duhet të vënë shenjën e barazimit mes refugjatëve dhe vrasësve. Megjithatë, partitë populiste dhe anti-myslimane që kundërshtojnë imigracionin, janë gati për të përfituar nga tragjeditë e Parisit. Refleksi do të jetë për të ngritur mure mes Evropës dhe kufijve të jashtëm të BE-së. Refleksi do të jetë marrja e masave të ashpra mbi liritë dhe vlerat.

Po, është detyrë thelbësore e qeverive për të mbrojtur qytetarët e tyre. Por në qoftë se kjo do të thotë të përdorësh frikën, hakmarrjen, dhe një llogaridhënie të dobët demokratike që do të çojë tek gjuetia e shtrigave ndaj refugjatëve dhe komuniteteve myslimane, atëherë lufta kundër Shtetit Islamik, që dëshiron të shkatërrojë atë që përfaqëson Perëndimi, do të jetë e humbur.

Shtatëdhjetë vjet më parë, filozofi austriako-britanik Karl Poper shkroi veprën e tij monumentale “Shoqëria e hapur dhe armiqtë e saj”. Ajo ishte një analizë e fuqishme e forcave që mbështesnin totalitarizmin dhe fashizmin. Por në të njëjtën kohë edhe një mbrojtëse e fuqishme e demokracive liberale perëndimore, të cilat nga natyra e tyre janë të hapura.

Ky është udhëkryqi ku ka mbërritur Evropa: do të përkulet ndaj armikut të brendshëm, duke mohuar shoqërinë e saj të hapur, apo do të mbrojë atë që përfaqëson Perëndimi – vlerat dhe institucionet e bazuara tek toleranca dhe liritë e nevojshme, për t’i mbajtur të hapura shoqëritë evropiane? Perëndimi mund t’ia dalë.

Qeveritë evropiane dhe BE-ja mund të marrin shumë masa për të mbrojtur qytetarët, kufijtë dhe infrastrukturën e tyre kritike. Ka hapësirë ndërkohë edhe për ndarjen sa më të madhe të informacioneve të inteligjencës. Por për shkak se këto celula terroriste janë ngritur në vend, këto masa thjesht nuk janë të mjaftueshme.

Pas sulmeve të Parisit, lëvizjet e shoqërisë civile myslimane dhe hebreje në kryeqytetin francez, ishin shumë kritike ndaj politikës së qeverisë për zhdukjen e këtyre celulave. Edhe nëse këto lëvizje nënkuptojnë një sektor të tjetërsuar të komunitetit mysliman që mbështesin misionin e Shtetit Islamik për të shkatërruar perëndimin, qeveritë duhet të gjejnë një mënyrë për të vendosur një komunikim të ngushtë me ta.

Kjo përfshin një punë nga poshtë lart, e jo e kundërta, sipas këtyre organizatave të shoqërisë civile. Kjo do të thotë të kesh një sistem arsimor, që u ofron të rinjve një perspektivë, si dhe zbatimin e një politike integrimi, e cila i jep brezit të dytë apo të tretë të emigrantëve, ndjenjën e identitetit.

Kjo do të thotë të zbatosh një politikë të qëndrueshme, sistematike dhe afatgjatë të integrimit, diçka që Merkeli e kupton. Perëndimi e ka mundur më herët totalitarizmin. Shoqëria e hapur duhet të dëshmojë sërish rezistencën dhe unitetin e saj, në përballjen me këtë version të ri të totalitarizmit. Alternativa tjetër është shumë tronditëse për t’u menduar.


 

*Judy Dempsey është bashkëpunëtore kryesore në ‘Carnegie Europe’ dhe kryeredaktore e revistës “Evropa Strategjike”
– Për më shumë komente dhe analiza nga bota, vizitoni www.bota.al



Ju sugjerojmë

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
Te Fundit

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

26 Korrik, 2026 5:41 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

26 Korrik, 2026 5:36 pm
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
Aktualitet

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

26 Korrik, 2026 5:11 pm
Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
Kryesore

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

26 Korrik, 2026 5:06 pm
Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
Aktualitet

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

23 Korrik, 2026 4:11 pm
Para
STATISTIKA ZYRTARE/ Belgjika, ‘kryeqyteti’ europian i ISIS

STATISTIKA ZYRTARE/ Belgjika, 'kryeqyteti' europian i ISIS

Brukseli vazhdon të mbetet i blinduar

Brukseli vazhdon të mbetet i blinduar

Ja pse një burrë i vërtetë se gënjen kurrë gruan që do

Ja pse një burrë i vërtetë se gënjen kurrë gruan që do

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
26 Korrik, 2026

Drejtuesi i Spitalit Amerikan Klodian Allajbeu përmes një publikimi në rrjetet sociale ka deklaruar se do t’u drejtohet rruëve ligjore...

Lexo më shumë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
26 Korrik, 2026

24-vjeçarja Rozalinda Plaka, e cila u mbajt peng për disa orë nga ish-partneri i saj, Refit Buzi ka dëshmuar në...

Lexo më shumë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
26 Korrik, 2026

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme Pyllin e Sodës në Vlorë, duke krijuar një re...

Lexo më shumë

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
26 Korrik, 2026

Dy ditë pas reflektimeve nga protesta e flamingove dhe prezantimit të projektit të quajtur Besa, me të cilin kërkoi dialog...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}