Hershmëria e shqiptarëve dhe serbëve në trojet aktuale ka qenë një nga diskutimet më të mëdha historike mes të dy popujve dhe historianëve përkatës.
Por më në fund, një historiane serbe, e quajtur Olivera Milosavleviç, pranon që shqiptarët janë autoktonë në trojet e tyre.
Një deklaratë e tillë mund të konsiderohet e fortë, dhënë nga një serbe e cila në fakt, prej vitesh i ka studiuar prejardhjen dhe raportet mes dy popujve.
Olivera Milosavleviç (19512015) është historiane serbe dhe ka qenë ligjëruese në Fakultetin Filozofik në Beograd. Është e njohur për qasjen kritike ndaj historiografisë bashkëkohore serbe dhe thyerjen e miteve kombëtare të përhapura në librat e historisë.