Salah Abdeslam terroristi i Parisit, ndodhet ende në Bruksel. Lajmi është bërë i ditur nga media amerikane “ABC News”. Ai është i vetmi që i ka shpëtuar Policisë pas sulmeve në Paris, dhe po kërkon që të arratiset Sirise.
Këtë e ka konfirmuar për forcat e antiterrorit, vëllai i tij, Mohamed Abdeslam, i cili i bëri thirrje Salahut të dorëzohet. Salah Abdeslam është i vetmi pjesëmarrës i sulmeve që nuk është kapur ende, pari arriti të arratisej nga Parisi për në Belgjikë duke përdorur një identitet të rremë.