Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një përgjigje për agresionin ndaj vajzave nga Kosova!

2015/11/19 at 8:10 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 8 min
A A
Një përgjigje për agresionin ndaj vajzave nga Kosova!

Nga Blendi Fevziu


Mbasditen e djeshme në adresën time të emailit mbërriti një letër e dërguar nga një grup vajzash nga Kosova, të cilat denonconin një rast mjaft problematik dhe të frikshëm që ju kishte ndodhur në Shqipëri këtë fundjavë. Letra drejtohej me idenë që të përdorej në emisionin OPINION si sensibilizim për të shmangur rastet e ngjashme dhe problematike. Nisur nga fakti që një njeri që viziton vendin tënd duhet të jetë 10 herë më i sigurtë se sa vetë ti, e bëra letrën publike në Facebook, në adresën time personale. Me rastin isha njohur edhe më parë nga gazeta Ekspress. I premtova vajzave me email që do merresha me rastin e tyre dhe sot jam marrë intensivisht me të. Meqenëse vajzat nuk e bënë emrin publik, unë po ju drejtohem thjeshtë me të nderuara vajza, duke ju përgjigjur po ashtu publikisht.

 Të nderuara vajza

Ju më bëtë publik dje shqetësimin tuaj përmes një letre që është botuar edhe në shtyp. Ju falenderoj shumë për të dhe besimin që më keni dhënë. Kur lexova lajmin për pata një ndejsi turpërimi nga ato që ndodhin jo rrallë kur flitet për bashkombasit e mi (por edhe tuajët sepse unë kurrë nuk i kam ndarë në shqiptarë e Kosovare, siç thoni ju, por në shqiptarë që jetojnë në Kosovë dhe shqiptarë që jetojnë në Shqipëri apo Maqedoni). Pata një ndjesi turpi që e shpreha edhe në Facebook. Gjëja e parë që bëra ishte të organizohesha për të marrë sa më shumë detaje që të ndërtoja një emision për të denoncuar rastin, që nuk dua kurrë, në asnjë rrethanë që të kthehet në fenomen. Komunikuam me Ministrinë e Brendshme, policinë e Lezhës, atë të Kufirit dhe me vendin ku ju po darkonit. Lexova disa nga deklaratat e dhëna dhe për fatin e keq ajo që del nuk përputhet aq shume me mënyrën se si e tregoni ju. Në mbrëmje, kur rilexova letrën tuaj, gjeta gjëra, që si një njeri më i madh në moshë, do t’ju sugjeroja që ti korrigjonit. Por për këtë do t’ju flas më vonë. Rikthehem tek ngjarja.

Sipas asaj që mësova nga burimet e mia ju keni qenë në Tiranë për një festë beqarie. Keni festuar në një nga pubet e famshëm të Tiranës mjaft të kënaqura. Këtë ja keni shprehur edhe personalit aty. Mbasditen e së dielës jeni kthyer në restorantin “Mrizi i Zanave” ku keni pasur një incident me kamarierët për arsye të pagesës dhe ku keni qenë të pakënaqura dhe keni folur ashpër për ‘shqiptarët” që nuk dinë të shërbejnë apo nuk dinë të sillen. Kjo, nëse është e vërtetë, më habit. Po jua përsëris edhe një herë, mos na ndani në ne dhe ju.

Ju thoni se pasi keni dalë nga restoranti, në afërsi të fshatit Fishtë dikush me motor ju ka ndjekur. Po citoj letrën tuaj:

“Pasi që e kaloi veturën tonë la motoçikletën diku në gjelbërim që të mos e shihnim dhe u shfaq pas disa sekondash tek dritarja e veturës, së pari duke i rënë fuqishëm xhamit të veturës e më pas duke tentuar të hapte dyert dhe të futej brenda. Meqenëse dyert tona ishin te bllokuara, ai filloi të gjuante me armë në ajër, ngjitur me veturën tonë, duke na tmerruar.

Në raportimin e policisë nuk rezulton në një hapësirë prej 1.8 km asnjë gëzhojë arme. Mbi të gjitha, në fshat, asnjë banor nuk ka dëgjuar të shtëna armësh. As drejtuesit e restorantit me të cilët kam folur dje dhe që janë nisur menjëherë në ndihmën tuaj. Ose ju nuk keni dëgjuar mirë, ose policia dhe banorët gënjëjnë.

Po, sipas policisë ka pasur një motoçikletë që është shfaqur në atë rrugë. Unë besoj se motoçiklisti mund të ketë tentuar t’ju ndalojë e mbase edhe t’ju grabisë. Nëse kjo vërtetohet ai është një keqbërës, një bandit, ndaj të cilit shteti dhe drejtësia duhet të japin një dënim shëmbullor. Askush nuk ka të drejtë të shqetësojë askënd, e aq më tepër të kërcënojë një grup vajzash të pashoqëruara. Për këtë, po ju kërkoj edhe publikisht forcave të rendit që personi të identifikohet sa më shpejt dhe të marrë ndëshkimin e merituar. Madje politika shqiptare duhet të forcojë legjislacionin dhe çdo agresion ndaj personave jo rezident në Shqipëri të ketë një ndëshkim më të rëndë se sa ai që jepet normalisht. Por nuk ka rast në botë, ku personi ose personat e kërcënuar të mos pranojnë bashkëpunimin e policisë. Ju thoni:

“Përpos tmerrit psikik të cilin e përjetonim dhe frikësoheshim se personi i cili na tmerroi do të telefononte dikë të na dilte në pritë diku në rrugë (duke marrë parasysh që raste të tilla në Shqipëri ndodhin shumë shpesh jo vetëm tek turistët kosovarë, por kemi edhe rastin e turistëve çekë të cilët u vranë dhe vrasësi i tyre tani u dënua me burg të përjetshëm), ne frikësoheshim të ndaleshim edhe tek Policia rrugore pasi në shumë prej emisioneve tuaja shohim se banditët dhe Policia janë të lidhur shumë ngushtë me njëri-tjetrin. Pa keqkuptime, këtu kemi të bëjmë vetëm me kriminelët dhe banditët të cilët shëtisin lirshëm në vendin tuaj.”

Nuk arrij ta kuptoj se një njeri i kërcënuar nuk kërkon ndihmën e policisë dhe mendon që policia është palë me kriminelët. Po, ka shumë raste denoncimi në Shqipëri, ka shumë raste që trafikantë dhe keqbërës bashkëpunojnë me policinë, por zonja të nderuara, trupa policore shqiptare ka 103 vjet që përballet me krimin dhe keqbërësit. Ka qenë aty në mbrojtje të qytetarëve. Nëse ju telefononi policinë dhe nuk ndaleni kur ajo j’ua kërkon, unë këtë nuk arrij ta kuptoj. Më pas vijoni:

“Meqë ishim në veturën të cilën e kishin sulmuar, vendosëm të mos ndaleshim askund deri te kufiri i Kosovës. Në ndërkohë, shoqet tona u ndaluan nga Policia e Lezhës për shkak të telefonatës së bërë nga ne duke kërkuar kështu më tepër informacion, gjë që është shumë e logjikshme. Çka nuk më dukej e logjikshme ishte fakti se ata insistonin që ne, vetura e sulmuar, të ktheheshim në Stacionin policor në Lezhë, në të kundërtën shoqet tona nuk do të liroheshin.”

Kjo sipas policisë, nuk rezulton e vërtetë. Në momentin që keni kërkuar ndihmë, duhej patjetër të jepnit shpjegime dhe të bënit edhe denoncim në polici. Kështu është ligji. Sipas policisë, Operatorja e shërbimit që keni telefonuar ju ka marrë mbrapsht disa herë dhe ju keni refuzuar të bashkëpunoni, madje edhe t’i jepni të dhënat se ku jeni. Për fat, të gjithë telefonatat në polici regjistrohen dhe avokati juaj mund t’i marrë dhe të dëgjojë se cili ka qenë komunikimi juaj me një vajzë të policisë që kërkonte të dërgonte në ndihmën tuaj patrullën e gatshme. Më pas vijoni:

“Kur ne dolëm të tronditura dhe të dërrmuara nga të qarat dhe ulërimat në veturë, dhe filluam të shpjegonim ngjarjen, policët kufitarë menduan se ardhja në kufirin e Kosovës ishte veprimi më i zgjuar që ne kishim ndërmarrë, jo për të fyer ndokënd, po për vet faktin se ngjarje të tilla këto kohët e fundit kundrejt turistëve kosovarë ka pasur shumë.”

Edhe kjo të nderuara vajza nuk më rezulton e vërtetë. Mund të shihni statistikat. Aksidente mbase po, por grabitje jo.

Së fundmi, jam i prirur t’ju besoj plotësisht, por pa denoncim dhe mbi të gjitha pa bashkëpunim nuk ka asnjë mundësi të zbulohen dhe kapen keqbërësit. Shpreh keqardhjen për çdo gjë që ka ndodhur, e cilësdo përmase qoftë ajo. Eshtë e dënueshme, është kriminale, është e patolerueshme dhe Policia Shqiptare duhet të japë urgjent një version përfundimtar.

Së fundmi, po ju them pak gjëra për mënyrën se si shkruani. Kam shkëputur 6 fraza nga letra juaj:

“Edhe ne kemi hallet dhe problemet tona, mirëpo probleme të tilla kemi më pak, për të mos thënë aspak në krahasim me ato që ndodhin në rrugët tuaja.”

Së pari kriminelët nuk kanë kombësi. Së dyti nuk keni asnjë statistikë që të tregoni se në rrugët e Shqipërisë shëtisin kriminelë. E treta ka gati 600 mijë shqiptarë të Kosovës që vijnë në Shqipëri dhe nëse kriminelët do shëtisnin rrugëve ata nuk do ktheheshin më.

Ju shkruani: “Ndoshta ju në Shqipëri jeni mësuar me ngjarje të tilla, mirëpo ne në Kosovë jo.”

Të nderuara vajza, mos i ndani shqiptarët në ju edhe ne. Mos shisni një moral fals se është turp për moshën që keni. Të thuash që Kosova është parajsa dhe Shqipëria është ferri, kjo nuk është thjeshtë qesharake, por është raciste.

Ju shkruani: “Duke u nisur nga fakti që një pjesë shumë e madhe e të hyrave në shtetin tuaj vijnë nga turistët kosovarë, çka ne marrim prej jush në këmbim në shumë raste është vjedhja dhe terrori që na shkaktohet në rrugët tuaja.”

Mos keqpërdorni çështjen e parave. E para, askush nuk dhuron para, por paguan shërbimin që merr. Paraja nuk ka kombësi, dhe madje e keni dëgjuar që më shumë para nga Kosova shkojnë në Serbi se sa në Shqipëri, por kjo nuk do të thotë asgjë. E fundit unë nuk di që shpërblimi për shqiptarët e kosovës të jetë vjedhja dhe terrori. Pyetini gjithë ata që vijnë në Shqipëri çdo javë për të qenë më realiste! Ky është minimalisht ekzagjerim.

Ju shkruani: “Pavarësisht faktit se a do të zbulohet e vërteta nga institucionet e juaja të ndjekjes, së paku ne do të ju hapim sytë vendasve tanë që të kenë kujdes dhe të mos udhëtojnë në Shqipëri gjatë natës, për të mos thënë të mos vijnë në Shqipëri fare.”

Mos merrni përsipër të flisni në emër të gjithë shqiptarëve të Kosovës. Zgjedhja është individuale. Si mundeni ju t’i flisni një shoqërie, me një megallomani të tillë?! Eshtë e pashembullt për disa vajza të reja, ku modestia dhe thjeshtësia, duhej të ishin virtytet bazë.

Ju shkruani: Me keqardhje më duhet të them se rreziku që i kanoset Shqipërisë jeni vet ju, qytetarët e Shqipërisë.

Kjo padyshim që është e vërtetë. Ne jemi të keqinjtë e vetes, ne jemi problemi yne. Por meqë flisni për këta qytetarë edhe unë po ju kujtoj diçka që ju se keni parë sepse keni qenë të vogla o mbase s’kishit lindur ende. 16 vjet më parë, këta qytetarë të Shqipërisë, këta të këqinj të vetvetes, mbajtën plot 1 milion shqiptarë të kosovës. Jo me “të hyra” siç thoni ju’ në skamje dhe varfëri, duke u ngushtuar dhe duke ndarë gjithçka kishin. Nuk pati asnjë rast problematik dhe s’pati asnjë moment që dikush të bënte letër publike apo të vajtonte. Dhe e dini pse? Sepse raporti me të vërtetën është jetik. Mjafton një ekzagjerim dhe ballanca humbet. Ndaj qëndrojini të vërtetës suaj; bëni detyrën tuaj, bashkëpunoni me policinë shqiptare pa e paragjykuar atë që keqbërësi të vihet përpsara drejtësisë. Ju premtoj që kjo temë do jetë pjesë e emisionit Opinion në rastin më të parë. Do të mundohem të bëj publike edhe materialet e ngjarjes. Procesverbalët dhe bisedat e regjistruara telefonike, por mbetem në pritje që policia shqiptare t’i japë një version final ngjarjes. Dhe uroj që raste si ky, të mos ndodhin kurrë dhe ju të riktheheni sërish në Shqipëri…



Ju sugjerojmë

Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë
Bota

Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë

30 Qershor, 2026 10:47 pm
Dita e 31-të e protestës në Tiranë
Aktualitet

Dita e 31-të e protestës në Tiranë

30 Qershor, 2026 8:24 pm
Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako
Bota

Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako

30 Qershor, 2026 7:59 pm
Britani, masa ekstreme kundër emigracionit
Bota

Britani, masa ekstreme kundër emigracionit

30 Qershor, 2026 6:59 pm
Protesta/ Ndërhyrja e policisë, Avokati i Popullit: Kemi nisur hetim
Aktualitet

Protesta/ Ndërhyrja e policisë, Avokati i Popullit: Kemi nisur hetim

30 Qershor, 2026 6:54 pm
Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, policia: 1 i vdekur dhe 12 të plagosur
Kronikë

Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, policia: 1 i vdekur dhe 12 të plagosur

30 Qershor, 2026 6:34 pm
Europa po nxehet më shumë se çdo zonë tjetër e planetit, tre arsyet kryesore
Bota

Europa po nxehet më shumë se çdo zonë tjetër e planetit, tre arsyet kryesore

30 Qershor, 2026 6:29 pm
Rama në Berat, batuta me përfaqësuesit e teknologjisë: Ju mund të merrni hak…
Aktualitet

5 mijë lekë bonus për pensionistët, Rama: Pasqyrë e një vendi ku ekonomia rritet

30 Qershor, 2026 5:49 pm
Marjana Koçeku shkon në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve
Politikë

Marjana Koçeku shkon në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve

30 Qershor, 2026 5:24 pm
Bonus vere nga qeveria, 5 mijë lekë shpërblim për pensionistët
Aktualitet

Bonus vere nga qeveria, 5 mijë lekë shpërblim për pensionistët

30 Qershor, 2026 5:21 pm
Para
Femrat që sollën 900 mijë euro nga shitja e drogës 

Femrat që sollën 900 mijë euro nga shitja e drogës 

Ministri Tahiri merr karrigen e Beqjes…

Ministri Tahiri merr karrigen e Beqjes...

Ja rrjetet sociale që përdorin terroristët e ISIS 

Ja rrjetet sociale që përdorin terroristët e ISIS 

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë

Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë
30 Qershor, 2026

Vala e fortë e të nxehtit që ka përfshirë Evropën po vijon të shkaktojë pasoja edhe në Itali. Sipas të...

Lexo më shumë

Dita e 31-të e protestës në Tiranë

Dita e 31-të e protestës në Tiranë
30 Qershor, 2026

Këtë të martë po mbahet dita e 31-të e tubimit në Tiranë. Protesta nisi që në mëngjes, ku disa qytetarë...

Lexo më shumë

Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako

Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako
30 Qershor, 2026

Në verën e vitit 2022, Mykhailo Tkach, gazetar investigativ i së përditshmes Ukrainska Pravda, udhëtoi në jug të Francës. Ai...

Lexo më shumë

Britani, masa ekstreme kundër emigracionit

Britani, masa ekstreme kundër emigracionit
30 Qershor, 2026

Azilkërkuesit në Britaninë e Madhe mund të detyrohen t’i kthejnë shtetit deri në 10 mijë paund, për shpenzimet e akomodimit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}