“Ne e kemi dekriminalizuar shpifjen që në vitin 2012. Kjo lëvizje është rikthim prapa dhe çdo rikthim është regres. Kjo do të thotë që Edi Rama është në një moment depresioni”. Kështu është shprehur në “Opinion” deputeti Astrit Patozi duke iu referuar draftit të Kryeministrit për kriminalizimin e shpifjes. Patozi e ka cilësuar një marrëzi politike këtë draft duke shtuar:
“Ne po rikthejme një standard të tejkaluar. është marrëzi politike. Një politikan që ka pretenduar të jetë flamurtar i të drejtave të njeriut, nuk mund ta kthejë këtë ligj.”