Policia e Tiranës vazhdon gjatë mbrëmjes kontrollin për kapjen e autorëve të vrasjes së ndodhur pak orë më parë në një restorant në Linzë, ku mbeti i vrarë Enton Nika dhe i plagos pronari i lokalit Ismet Xasheri. Ndër personat e dyshuar se kanë qëlluar është shtetasi E. Martini, identiteti i të cilit nuk jepet ende i plotë.