TIRANE- Më në fund Konferenca e Kryetareve ka vendosur ta fusë në kalendarin 3-javor të punimeve parlamentare kërkesën e PD-së për hetim ndërkombetar te aferës së CEZ. Kerkesa ishte rrëzuar më 1 Tetor nga Konferenca e kryetareve, ndersa lideri demokrat Basha ka apeluar disa herë për futjen e kësaj kerkese ne punimet parlamentare.
Sot mësojmë se në përfundim të Konferencës së Kryetarëve e cila mblidhet çdo të enjte para seancës , ndër të tjera është miratuar edhe kerkesa e PD-së.