Në Tiranë po mbahet dita e 43-të e protestës ku qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë “Rama”.
Ashtu si ditët e tjera, protestuesit janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” e më pas kanë vijuar me marshimin e tyre drejt Kryeministrisë.
Aty, disa prej qytetarëve po mbajnë fjalën e tyre duke folur për kauza të ndryshme.
Në përfundim të fjalimeve, qytetarët do të nisin marshimi në rrugët e kryeqytetit.















