Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me Kalanë e Rozafës, për review negative, duke kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të Prokurorisë.
Në reagimin e tij, Rama shprehet se veprime të tilla dëmtojnë turizmin dhe imazhin e vendit.
“Po me Kalanë e Rozafës çfarë keni o patriota, apo ta shkatërrojmë sa të mundemi turizmin, se duhet t’i përzëmë të huajt dhe të kthehemi tek koha kur hanim njëri-tjetrin?! Uroj që Prokuroria të veprojë një orë e më parë me këta dhunues të pronës publike e private dhe shantazhues të qytetarëve të këtij vendi”, shkruan Rama në Facebook.

















