Emisioni “Opinion” në të trija pjesët e tij i’u dedikua një prej njohësve më të mirë të historisë së Shqipërisë, të ndjerit Artan Lame. Lame ndërroi jetë një vit më parë. Për ta nderuar kujtimin e tij në këtë një vjetor, ai u kujtua përmes fjalës së tij në dy intervista brilante, të cilat janë pjesë e fondit të rëndësishëm të Historisë së Shqipërisë.
Intervista e parë kishte të bënte me rrëfimin e dokumentuar të momentit kur u larguan gjermanët nga Shqipëria, dhe gjithë pushtimit gjerman të Shqipërisë dhe intervista e dytë lidhet me një nga momentet më krenare të historisë së shqiptarëve, mbrojtjen që ata u bënë 60 mijë ushtarëve italianë që mbetën pas kapitullimit të Italisë fashiste, të braktisur nga shteti i tyre, këta ushtarë u strehuan në shtëpitë e shqiptarëve derisa u atdhesuan. Intervistat janë të transmetuara në kohë të ndryshme.

















